Panorama Sport (Albania)

Bushi: Më shumë cilësi se Kosova, por na mungon motivimi

“Objektiv të mbushim ekipin A, të fitojmë ndonjëherë”

- OLSI TUJANI

Shqipëria dhe Kosova do të luajnë si kundër shtare në ndeshjen kualifikue­se të 21-vjeçarëve, e vlefshme për grupin e tretë kualifikue­s. “Dardanët” e vegjël do të jenë kundërshta­ri i datës 15 tetor në “Elbasan Arena” për Shpresat që drejtohen nga Alban Bushi. Ky i fundit, në daljen e djeshme përpara mediave, përveçse ka prezantuar 24 futbollist­ët që do t’i ketë në dispozicio­n për këtë sfidë, gjithashtu ka bërë edhe krahasimin mes dy ekipeve, pikat më të forta të Kosovës si dhe ka treguar një mangësi dhe dobësi të kuqezinjve: Motivimin dhe luftën përgjatë gjithë ndeshjes.

Sa e njihni Kosovën dhe cilat janë pritshmëri­të tuaja?

Kundërshta­rin e njohim, është i fortë dhe pretendent për t’u kualifikua­r. Kanë bërë vetëm një apo dy ndryshime në formacion në ndeshjet e fundit, e kundërta me çfarë ndodh te ne. Presim një ndeshje të fortë, ndaj ekipi ynë duhet të jetë shumë i mobilizuar.

Keni dashur ndonjë nga lista e Kosovës ta kishit në skuadër?

Te Kosova ka shumë lojtarë të cilët ne i kemi ndjekur dhe kontaktuar. 3-4 lojtarë të Kosovës, të cilët nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh kur ishin pjesë e U-20 të Zvicrës, por nuk kanë pranuar të vijnë me ne.

A i keni të gjithë lojtarët që donit në dispozicio­n?

Nuk kemi mungesa prej dëmtimeve, por ka disa lojtarë në ekipin A. Gjashtë janë në listën e pritjes të Kombëtares A. Detyra jonë është që të marrim rezultat, por edhe që të furnizojmë sa më shumë ekipin A. Por në këto raste na prishen shumë edhe ekuilibrat. Shqiptarët në përgjithës­i nuk kanë vazhdimësi në formën e tyre. Ky është problemi më i madh që unë po has tek U-21 në këto momente.

Mungon Selmani, ndërsa ka dy portierë të Kategorisë së Parë. Pse?

Këto janë zgjedhjet që ne kemi bërë. Selmani mund të jetë pjesë e Kombëtares A dhe nëse ata nuk e marrin, do e afrojmë sërish ne.

Ka disa nga kampionati shqiptar. Pse mungon Çelhaka dhe cili është kriteri i përzgjedhj­es të paktën për lojtarët nga Shqipëria?

Referuar Çelhakës, ai është i Kombëtares U-20. Tek U21,

unë zgjedh atë që mendja më thotë se është i mirë për këtë ndeshje dhe për këtë kundërshta­r që do kemi përballë. Në përgjithës­i mendoj se lojtarët të cilët kanë më shumë minuta, duhet të vijnë në Kombëtare.

Cili është objektivi i U-21 në bazë edhe të pikëve aktuale që kemi?

Kemi bërë katër ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë me Andorrën. Me Turqinë kemi bërë mirë si brenda dhe jashtë, ndërsa me Austrinë nuk kishim agresivite­t, nuk kishim dëshirë dhe nuk kishim grintë. Nuk e di pse ndodhi ajo. Kemi bërë lojën më të dobët.

Cili është objektivi i Shpresave?

Të futemi në çdo ndeshje për fitore, por edhe duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A. Ka lojtarë si Bullari, Broja, Kalaj dhe Ndrecka që nuk e kanë moshën për te ne, por i marrim dhe u japim minuta që të rriten e të bëhen gati për ekipin A.

Cili është reparti më i mirë i Kosovës?

Kosova është një ekip shumë i fortë dhe pika më e fortë është dëshira që kanë për të luajtur. Këtë grintë, ne herë e kemi dhe herë jo dhe nuk e di pse ndodh kjo gjë me këtë brez. Ne mundohemi që t’i motivojmë, por duhet ta kenë edhe

në gjak. Lufta varet nga vetë lojtarët. Mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Mbase Shqipëria ka lojtarë më cilësorë se Kosova, edhe tek U-21, por ata kanë më shumë grintë sesa ne. Nganjëherë, kjo grintë e mposht cilësinë.

Vetëm një fitore në 14 ndeshje zyrtare, a ju vë kjo nën presion?

Nuk kemi fituar shumë, por edhe nuk kemi humbur shumë. Ne kemi humbur 5 ndeshje, ku dy herë ka qenë Franca, dy Spanja dhe një Italia. Ne duhet të pranojmë se kundërshta­ri është më i fortë, por duhet të japim maksimumin për ta mposhtur. Nuk duhet të na ngelë pishman

asgjë pas ndeshjes. Kur luan fort e bukur dhe humbet, nuk ke çfarë bën, pasi ai është më i fortë. Ne ëndërrojmë Europianin dhe do bëjmë maksimumin.

Çfarë kërkoni nga ekipi për ndeshjet me Kosovën dhe më pas Anglinë?

Unë nuk kërkoj asgjë nga skuadra, përveçse faktit të luftojë. Kemi djem që dinë të luajnë futboll, por kemi problem “luftën”. Jo se jam i pakënaqur me ata, por duhet të ketë vazhdimësi. Në lojë duhet të luftosh 95 minuta, jo vetëm 20-25. Këtu kemi shumë mangësi. Do të donim edhe të fitonim ndonjëherë dhe shpresoj që me Kosovën të fitojmë.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme
FOTO: F.HAZISLLARI Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania