Panorama Sport (Albania)

Raporti i Bankës: Ndikoi në rënien ekonomike

-

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real shënoi një rritje vjetore prej 2.3% në tremujorin e dytë të vitit 2019. Kjo normë rezultoi lehtësisht më e ulët krahasuar me normën e parashikua­r (2.5%), vlerëson Banka e Shqipërisë në një material të brendshëm për ecurinë e produktit të brendshëm real në tremujorin e dytë të vitit, përgatitur për Këshillin Mbikëqyrës. Norma faktike e rritjes ka rezultuar e përafërt, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019. Në këndvështr­imin sektorial, rritja ekonomike e tremujorit vazhdon të pasqyrojë zhvillimet negative në sektorin prodhues, të ndikuara kryesisht nga tkurrja e aktiviteti­t të lidhur me “Energjinë” dhe “Ndërtimin”. Edhe sektori i shërbimeve pakësoi lehtësisht kontributi­n e tij pozitiv, në reflektim të një aktiviteti më të ngadaltë në degët e “Pasurive të paluajtshm­e” dhe “Aktivitete­ve profesiona­le e shërbimeve administra­tive”. Ndërkohë, aktiviteti tregtar vijon të gjenerojë ndikimin më të madh pozitiv për rritjen ekonomike, ndërsa shërbimet e tjera vazhdojnë të ndikojnë ecurinë ekonomike në kahun rënës, vlerëson Banka. Banka e Shqipërisë ka bërë dhe një vlerësim të saj të brendshëm për ndikimet që kanë dhënë sektorët e ndryshëm në këtë ecuri. Efektin kryesor e ka dhënë “Energji elektrike, gaz, avull, ajër i kondicionu­ar”, që ka ndikuar me -1.7 pikë përqindje (pp) të rritjes në tremujorin e parë dhe -0.9 pp në të dytin. Gazsjellës­i TAP ka ndikuar në -0.7 pp në tremujorin e parë dhe -0.6 pp në të dytin. Mbyllja e aktiviteti­t të lojërave të fatit ka ndikuar rritjen ekonomike me -0.6 pp në tremujorin e parë dhe -0.5 pp në të dytin. Banka e Shqipërisë vlerëson se pa këto goditje në kahun e ofertës, rritja ekonomike do të ishte më e lartë, përkatësis­ht 5.5% në tremujorin e parë dhe 4.3% në të dytin. Në terma të kërkesës agregate, “Konsumi final i popullatës” dha ndikimin kryesor në terma të rritjes, pasuar nga “Konsumi publik”. Kontribute­t këtyre dy komponentë­ve në rritje ishin më të lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Nga ana tjetër, “Investimet” janë pakësuar në terma vjetorë, duke prodhuar një ndikim negativ në rritje. “Eksportet neto” u karakteriz­uan nga kontribute negative, edhe më të thella, krahasuar me tremujorin e parë të vitit... Shkak ka qenë rritja e shpejtë e importeve, krahas një rritje të ngadaltë të eksporteve, vlerëson ndër të tjera Banka. (Marrë nga MONITOR.al)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania