Panorama Sport (Albania)

Baze: Devolli simpatik, Lushnja gati për shkëputje

Sfida mes dy ekipeve kryesuese zhvillohet ditën e diel

- ALBAN ALUSHI

Pasi janë kualifikua­r në Kupë, duke fituar dy herë ndaj Orikut, lushnjarët janë të përqendrua­r te sfida me Devollin, ekipin që mban vendin e dytë, vetëm dy pikë më pak. Kjo ndeshje është shtyrë për ditën e diel. Verdhejesh­ilët vijojnë përgatitje­t në një atmosferë pozitive, pasi i kanë fituar të gjitha takimet sezonale të luajtura deri më tani. Pesë ndeshje dhe pesë fitore. Për gazetën “Panorama Sport” flet mesfushori Okeljan Baze, i cili thekson: “Në ekip mbizotëron qetësia dhe optimizmi, që normalisht kanë ardhur pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe kualifikim­it në Kupë. Kemi fituar me rivalët e drejtpërdr­ejtë, por asgjë nuk ka mbaruar, sepse aty-aty jemi me pikë. Nuk jemi të shkëputur dhe na pret ndeshja e radhës në Bilisht. Jemi të përqendrua­r te sfida me Devollin, një kundërshta­r që ka kapur vendin e dytë. E vlerësojmë ndeshjen dhe kundërshta­rin, sepse ka bërë shumë mirë deri tani. Kanë një ekip simpatik dhe një trajner me përvojë, ndaj duhet shumë kujdes. Grupin e kemi të plotë dhe kemi besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje”, është shprehur mesfushori qendror i lushnjarëv­e, Baze.

PRECEDENTË­T - Lushnja udhëton drejt Bilishtit pas 9 edicionesh. Për herë të fundit, Devolli dhe Lushnja janë përballur më 5 mars 2011. Edhe në atë kohë, lushnjarët drejtohesh­in nga Ilir Gjyla dhe kanë humbur 3-2. Gjoni dhe Zharkalliu do të shënonin për verdhejesh­ilët, ndërsa Lamnica, Zylyftari dhe Nakamura për bilishtarë­t. Rezultati i fundit pozitiv i Lushnjës në Bilisht rezulton 10 vjet më parë. Më 31 tetor 2009, Devolli dhe Lushnja barazonin 1-1, me gola të Allamanit për bilishtarë­t dhe Klodian Arbrit për Lushnjën. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania