Panorama Sport (Albania)

Gjorgjeviç: Pikët e humbura në shtëpi të fundosin

Mesfushori i Besëlidhje­s thekson se skuadra duhet të reflektojë pas barazimit me Egnatian

- Preng GJIKOLA

Fitorja minimale ndaj Korabit në shtëpi e kualifikoi Besëlidhje­n për në turin tjetër të Kupës. Lezhjanët nisën dje stërvitjen për ndeshjen e javës së katërt të kampionati­t, ku ata presin Veleleçiku­n në fushën e tyre. Një ndeshje e lehtë në letër, por që po vlerësohet maksimalis­ht. Ndaj Korabit, golin e vetëm e shënoi serbi Milan Gjorgjeviç me penallti dhe ky është goli i parë i tij për këtë sezon. Lojtari 33-vjeçar e njeh mjaft mirë skuadrën, mentalitet­in dhe realitetin e klubit. Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori serb thekson: "Në tri javë kampionat, Besëlidhja nuk ka qenë ajo që duhet të jetë. E nisëm shumë mirë, pasi barazimi në transfertë ndaj Kastriotit na favorizon ne, por barazimi tjetër ndaj Egnatias ishte i papritur. E njoh shumë mirë Besëlidhje­n, një skuadër që nuk meriton të qëndrojë kaq gjatë në nivel inferior, por ky është realiteti që ne duhet ta ndryshojmë. Duke analizuar formën e ekipit në fazë përgatitor­e, në ndeshjet miqësore dhe atë me Korabin javën e parë, nuk e di si ndodhi barazimi me Egnatian. E kishim fitoren në dorë dhe duhej ta thellonim. Kur ka rezultate negative, gjithmonë fajësojmë fatin, ndërsa kur ka rezultate pozitive lavdërojmë veten. Pa dyshim që edhe fati ka pjesën e vet, por duhet të reflektojm­ë seriozisht për të zbuluar pikat ku çalojmë. Trajneri po punon shumë mirë, ndërsa ne futbollist­ëve shpesh na pëlqen mendja jonë dhe injorojmë udhëtimet e tij. Për Besëlidhje­n ka ardhur koha të ngjitet në Superligë. Shkallët e stadiumit po boshatisen, pasi tifozëria po zhgënjehet dhe ka të drejtë. Ne duhet t'i rikthejmë në stadium. Me Korabin fituam dhe u kualifikua­m, por nuk jam i kënaqur me ekipin. Ndeshjet e kampionati­t janë më të forta dhe pikët e lëna në shtëpi, të fundosin. Po mendojmë për Veleçikun, që nuk e nënvlerëso­jmë. Nuk na lejohet hap tjetër fals, jo vetëm në shtëpi, por edhe në transfertë". Me Besëlidhje­n, përveç Gjorgjeviç, luan edhe serbi tjetër, Çokiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania