Panorama Sport (Albania)

Magani, optimist: Na jepni pak kohë

Peqinasi i stolit kavajas pret fitore bindëse me Turbinën këtë fundjavë

- FERIZ FERIZAJ

Kavajasit kanë kryer punë në Kupë, duke e mundur dy herë Egnatian, 0-1 në Rrogozhinë dhe 2-0 në Kavajë. Nga dje kanë nisur përgatitje­t për ndeshjen e kampionati­t me Turbinën, ku duhet të kthehet patjetër te fitorja. Trajneri Gugash Magani, para nisjes së seancës së djeshme stërvitore, i është drejtuar ekipit me disa fjalë sa i takon kualifikim­it në Kupë. "Ju keni veshur një fanellë të rëndë dhe nuk dyshoja për kualifikim­in. Ajo që prisja dhe që mbeta i kënaqur është loja, jo kualifikim­i. Në konceptin tim si trajner, nuk ekziston mentalitet­i i kthimit prapa të ekipit dhe në Kupë luajtët siç unë dua. Në bllok, në sulm dhe po ashtu në detyrat mbrojtëse. Sigurisht, kam ndonjë rezervë të vogël, por mesazhi që mora, më bën optimist", tha Magani para grupit të futbollist­ëve.

- Më pas, trajneri peqinas është ndalur te sfida e nesërme ndaj cërrikasve. Ai e bëri të qartë se pret

TURBINA

vetëm fitoren jo thjesht si rezultat teknik, por edhe me lojë bindëse. "Dua të kujtoj se vjet Turbina na e bëri të vështirë në Kavajë, por më shumë ia bëmë vetes. Dua t'u them se çdo kundërshta­r përfiton, nëse nuk bën lojën tënde e nuk jep maksimumin. Mesazhi që mora në

kupë më bën besimplotë për kthimin te fitorja. Po e them hapur se pres fitore, por mbi të gjitha me lojë të mirë. I keni të gjitha mundësitë, kualitetin dhe dëshirën për ta bërë këtë. Zhvilluat një pjesë të parë mjaft pozitive në Lushnjë, që tregoi mundësitë reale që

kemi", shton Magani.

- Trajneri Gugash Magani tregohet shumë i sinqertë, kur deklaron se kurrë në karrierë nuk ka drejtuar një ekip me futbollist­ë kaq të rij dhe për më tepër me një grup të tillë të synojë Superioren. "E nisim nga porta, ku Ilir Dobjani është

EKIP I RI

19 vjeç, pastaj qendërmbro­jtësi Shimaj 18 vjeç, Shaqe, mbrojtës i majtë, 20 vjeç, Kaçbufi qendërmbro­jtës 18 vjeç. Për të kaluar në mesfushë, ku Hoxha është 19 vjeç, Ndraxhi 20 vjeç, Deliu 19 vjeç, Meçja 18 vjeç e në sulm Cara 18 vjeç. Shikoni moshën mesatare, duke përjashtua­r Perjen, Xhafën, Zefin, Çelhakën, Beqirin dhe Onuh. Është një Besë shumë e re në moshë. Personalis­ht kam bindjen se ky grup, këta djem, jo vetëm kanë perspektiv­ë, por deri në janar do të jenë shumë më ndryshe dhe nuk do ta besoni se çfarë do të bëjnë. Prisni, që të bindeni se me këtë grup synojmë Superioren. Mos shikoni ndeshjet e para, por javë pas jave, kur rritja jonë në lojë dhe rezultate do të jetë evidente", ka përfunduar trajneri i kavajasve, Magani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania