Panorama Sport (Albania)

“Evening Times”: “Plani i Sëlltikut ishte perfekt”

-

Të enjten, më 4 tetor me gërma të mëdha në shtypin skocez shkruhet: “Loja e ajrit mposht Tiranën”. Në një shkrim nga Hugh Taylor, ai e konsideron lojën e Sëlltikut duke e krahasuar me një “tornado” (stuhi) dhe informon: “Loja efektive në Parkhead, nën dritat e ndezura krijoi një atmosferë të frikshme për Partizanin, për njerëzit e vështirë nga vendi më misterioz i Europës. Ata u hutuan nga orteku skocez që i goditi dhe diferenca e fitores e Sëlltikut ishte shumë e madhe. Kjo falë një loje të mrekullues­hme shpirtëror­e, kryqëzime nga krahët e D. Provan e Douly, nga të shpejtët R. Mac Donald, Roy Aitken. Ata mundën të kthejnë buzëqeshje­n në fytyrat e të gjithëve, pasi Alan Snedon kishte shënuar fillimisht në portën e tij. Parkhead u trondit, por kjo situatë u kalua në mënyrë të mrekullues­hme dhe loja e vendësve ishte si një stuhi “bardhejesh­ile” që rrotullohe­j poshtë e lart mbi Mustën e pafat. Në një mbrëmje me shi kur edhe topi rrëshqiste, me harkimet e tyre ata ndëshkan mbrojtjen e shqiptarëv­e. Sigurisht që reja masive e 51 000 spketatorë­ve mbështeste sulmet me “gjak dhe bubullima” të Sëlltikut, me golat e shkëlqyesh­ëm si në kohërat e vjetra. Portieri i tyre, me emrin Musta kishte vështirësi, sa herë që topi ndodhej në ajër afër tij dhe Partizani ishte në telashe. Sulmuesit e palodhur Provan dhe Doyle “shqyen zemrën” e mbrojtësav­e me këmishë të kuqe, pas dy goditjeve nga Mc Donald dhe Aitken me realizime të mahnitshme. Një tjetër pas ekzekutimi­t nga këndi nga Vic Davidson dhe Aitken fiksuan shifrat në 4-1 pas një harkimi madhështor në të djathtë nga Provan. Ndërkohë, edhe Goerge Mc Cluskey humbi një penallti. Çuditërsih­t nuk pati gola në pjesën e dytë, në të cilën Partizani u shfaq një skuadër shumë më e mirë, me Brahon dhe Muratin duke treguar se kishte të paktën lojtarë të klasit në skuadër dhe Pater Latchford bëri dy pritje të shkëlqyera. Pas intervalit Sëlltik humbi vrullin dhe forcën, por nisur nga fakti që kishte realizuar më shumë gola, arriti të marrë triumfin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania