Panorama Sport (Albania)

Informacio­ni pas një jave, Birçe: “Në të dytën mund të shënonim….”

-

Pa asnjë informacio­n të shpejtë pas ndeshjes, e cila nuk u transmetua as në televizion­in publik, shqiptarët sportivë, tejet kuriozë e të interesuar lidhur me 90-të minutat skoceze të Partizanit, janë informuar ditë më vonë. Në një intervistë të trajnerit Birçe pas kthimit nga Skocia, në gazetën “Sporti”, ai rrëfente: “Ndeshja u luajt në stadiumin “Parkhead Celtik”, nën një shi të vazhdueshë­m, që e bëri terrenin rrëshqitës. Meqenëse kundështar­i që në fillim do të na sulmonte dendur dhe rreptë, ne na dilte si detyrë që të mbroheshim ngjeshur dhe me kujdes dhe të gjenim mundësinë për të kaluar në sulm në hapësirat që do të na krijoheshi­n. Për këtë qëllim përdorëm rreshtimin taktik 1-4-3-3, me Muratin pak të tërhequr. Breca dhe Lame në mesfushë duhet të punonin më shumë për sulmin. Lojtarët e sulmit nuk u impenjuan me veprimet e tyre në mbrojtjen kundërshta­re, kështu që loja jonë në sulm qe shumë e varfër. Krahu i majtë i mbrojtjes sonë, ku kundështar­i kishte përqendrua­r forcat e tij, u ça, ndërsa dublimi mungoi fare. Lufta për topin e parë në ajër la për të dëshiruar. Në minutën e 17-të mbrojtësi Snedon në tentativë për ta larguar topin, shkakton autogol. Kaluam në avantazh gjë që na krijoi mundësi të mëdha, pasi u bëmë 20 për ne. Në 18’ Braho kroson te Murati, i cili përballë portjerit Laçfard nuk godet mirë me kokë dhe topi përfundon jashtë. Një minutë më vonë, Murati lëshon një top diagonal në drejtim të Ballgjinit, mbrojtësi Snedon del huq, por Ballgjni ishte i papërgatit­ur për të marrë topin e goditur. Në një nga sulmet e skocezëve, në minutën e 20-të vjen një top në formë krosimi nga vija fundore e krahut të djathtë dhe qendërmbro­jtësi Eitken ndërhyn me kokë nga 7-8 metra dhe barazon rezultatin në 1-1. Dy minuta më vonë, në 22-të provon nga vija fundore e krahut të majtë, kroson një top në 5-metërsh, Musta del, por shtyhet në ajër dhe Makdonald i lirë me kokë shënon: 2-1. Për skuadrën tonë u krijuan situata të vështira, lojtarët humbën qetësinë, ia linin topin njëritjetr­it, hezitonin. Në minutën e 34t një krosim i ardhur nga krahu i majtë parakalon portën tonë dhe Davidson me rrëshqitje e çon rezultatin e lojës në 3-1. Në minutën e 39-të gjyqtari akordon një 11metërsh në dëmin tonë dhe Makllaski gjuan jashtë portës. Në të 44ën është përsëri Eitken që ka ardhur nga mbrojtja dhe në afërsi shënon me kokë. Në pjesën e dytë të lojës, skuadra jonë u hodh totalisht në sulm. Në minutën e 49të dhe të 60-të, për habinë e të gjithëve në fillim Murati, pastaj Hado vetëm për vetëm me Lacforf, nuk shënuan. Sëlltiku e meritoi fitoren”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania