Panorama Sport (Albania)

Millan Baçi: Nuk e prisja kur më njoftuan, isha në zbor

- Nga UVIL ZAJMI

Për takimin ndaj Sëll tik, Partizani mori disa përforcime. Baçi ka qenë një ndër lojtarët e marrë, bashkë me Sh. Ballgjinin (Dinamo), mbrojtësin e gjatë Çoçoli nga Dinamo. “Më kanë njoftuar pas një miqësoreje që mundet të jetë e rrallë, pasi kam mendimin se Partizani1­7 Nëntori nuk zhvillonin të tilla midis tyre, aq më shumë para nisjes së kampionati­t. Pas ndeshjes së luajtur në stadiumin “Dinamo”, Bejkush Birçe më thotë: “Nga nesër do vish me ne në grumbullim se do të marrin ndaj Sëlltikut. Gjykoj se loja në krahë, daljet në sulm që unë e praktikoja te 17 Nëntori dhe me Ballgjinin gjithashtu në krahun tjetër, do të harkonim për Agim Muratin. Dhe Murati shënoi pikërisht pas një krosimi të Ballgjnit nga e majta”.

Kur dhe si të njoftuan?

Disa ditë para se të niste sezoni, madje në javën e parë e të dytë të kampionati­t luajta me 17 Nëntorin. Në Shkodër ndaj Vllaznisë kujtoj se atë ditë la futbollin Zhega, u zhvillua një ceremoni dhe fanellën ia dorëzoi Vukatanës. Humbën 1-0 dhe unë isha në formacion. Më thatë se ishit në zbor, si ju federuan?

U befasova, nuk e prisja, ndërkohë që isha në zborin 6-mujor pasunivers­itar. Kështu funksionon­te, ndërsa isha në zbor, oficerët vinin e më ndiqnin në stërvitje me Partizanin. Federimin ma kanë bërë pak ditë para nisjes, me motivin se më kishin mobilizuar ushtar, duke e konsiderua­r të tillë atë periudhë zbori. Te Partizani më kanë pritur shumë mirë të gjithë, nga Musta, Starova, Berisha, Ahmetaj, Fagu etj.

Ishit i dëmtuar?

Ali Kastrati më thotë të mos i tregoj askujt dhe stërvitjet e para i bëra i diferencua­r, thjesht ia kërkova trajnerit. Pas disa ditëve, me një terapi intensive nga Kastrati u rikuperova. Për mua kishte rëndësi të luaja e të dilja jashtë shtetit, pasi nuk më lejonin, siç veprohej atëherë. Çështje biografie... Ky ishte shansi i fundit pasi dalja jashtë me Partizanin më hapte mundësi edhe për tjetër herë. Kjo u vërtetua kur pas një viti më grumbullua­n edhe ndaj Malmos. Por keni luajtur me tjetër emër aty, apo jo?

Vetëm këtu. Nuk e di si e kanë justifikua­r, se si e kanë motivuar, por të tillë figuronim në listën që i ishte nisur UEFA-s. Jo vetëm për mua, për të gjithë lojtarët e marrë si përforcim. Në mbrëmje, apo të nesërmen, mjaft tifozë më pyesnin me kuriozitet lidhur me Millanin, Spiron, Sefedinin apo Shyqyriun... Sigurisht ata që e kishin parë në televizion dhe e kishin dëgjuar në radio, nuk kishin kuptuar asgjë në fillim. Edhe para takimit, kur u plotësua protokolli, treguan se do të figuronim me emra dhe jo mbiemra. Ndryshe atje, edhe kur panë po ata futbollist­ë, por me të tjerë emra, askush nuk pyeti, as nga gazetarët nuk u komentua ky fakt. Heshtje edhe nga UEFA. Me siguri ishin mësuar me ne .... Një natë fjetët në ambasadë. Pse?

Në Beograd mbërritëm vonë, diku nga mesnata, pas një udhëtimi lodhës. Na sistemuan në selinë e ambasadës, jo në hotel dhe atë natë aty kemi fjetur. Kishim marrë ushqime me vete, hapëm konservat dhe kujtoj se Arjan Ahmetaj kishte edhe një shishe me verë. Pano, zv.trajner duke zbritur, pasi drejtuesit ishin vendosur në katin e dytë e sheh, “çfarë ke këtu?” i tha dhe e goditi në kokë me shaka, duke ia marrë shishen e verës. A ishte Pano i njohur edhe atje?

Pasi mbrritëm në mbrëmje, erdhi pronari dhe midis të tjerëve u ndal veçanërish­t me Panon, fama e të cilit kishte shkuar deri atje. Pasi mbaroi prezantimi, dha urdhër: “Për futbollist­in e madh shqiptar do të ketë tjetër trajtim. Për të gjithçka do të jetë gratis”. Sigurisht në shenjë respekti e nderimi. Kërkuat të shihnit “Hamden Park”?

Në Gllazgou, paraditën e ndeshjes bashkë me Fagun, Starovën i kërkuam një gazetari encikloped­ist që qëndronte në hotel me ne, i cili kishte një album me foto me të gjitha skuadrat që kishin luajtur ndaj Sëlltikut, të na dërgonte të shihnim “Hamden Park”. Me makinën e tij shkuam. Kujtoj që roja, një burrë plak i stadiumit fillimisht hapi një deriçkë të vogël dhe pasi shoqëruesi i tha “janë futbollist­ë, duan të shohin stadiumin”, na lejoi. Kuriozitet i madh, një stadium gjigant. U futëm deri te bari, ku shoqëruesi na shpjegoi për tragjedinë e 2 janarit të vitit 1971, Rejnxhers-Sëlltik, ku humbën jetën mjaft tifozë. Pastaj u ngjitëm sipër në muzeun e madh me të gjitha trofetë, këpucë, fanella të lojtarëve të famshëm. Aty na dhanë një shall nëse nuk gaboj. U kthyem në hotel, askush nuk e kuptoi ku kishim qenë, pasi secili ishte futur në dhomat e tyre. Nga Gllazgou ka një orë tavoline që hapet e mbyllet me stemën e Sëlltikut.

 ??  ?? Millan Baçi duke folur për “Panorama Sport”
Millan Baçi duke folur për “Panorama Sport”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania