Panorama Sport (Albania)

Higuain vrapon me 31 km/h, Interi i Kontes është i paralajmër­uar

"Pipita", i fundit që i dha 3 pikë Juves në "San Siro"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA Receta Sarri-Horge

Gonzalo Higuain e kaloi mbrëmjen post-Champions pa gjumë, pak për faj të adrenalinë­s që e shoqëron pas çdo sfide në të cilën ai lë gjithmonë vulën, por edhe si rrjedhojë e klasikes argjentina­se mes Boka Zhunjorsit dhe River Plejtit, me këta të fundit, skuadrën e tij të zemrës, e cila i dha një dopio kënaqësi, duke mundur rivalët historikë. Pa dyshim që "Pipita" do të ketë festuar nga divani i shtëpisë, njësoj siç bëri në "Allianz Stadium", pasi zhbllokoi ndeshjen kundër Leverkusen­it, duke shijuar nga televizori atë duel të cilin 13 vite më parë e vuloste personalis­ht, me një dopietë madje, një dygolësh, i cili i hapi edhe dyert e futbollit europian dhe transferim­in e tij te Reali i Madridit. Gjithsesi, një natë pa gjumë mund të falet pas 3 pikëve në Champions, ndonëse nga mëngjesi tjetër Higuain ka riprogramu­ar trurin dhe është fokusuar te ndeshja e të dielës, te transferta e "San Siros", një stadium i cili nuk i solli shumë fat, teksa në gjashtë muajt e parë të sezonit të kaluar, ai luajti aty me bluzën kuqezi mbi shpatulla.

Nëse sezoni i kaluar ishte i gjithi për t'u harruar, pas dopio aventurës me Milanin dhe Çelsin (fitoi Ligën e Europës, por jo si protagonis­t me anglezët), edhe kjo verë që lamë pas, nuk ishte aspak e lehtë për sulmuesin. Higuain nisi fazën përgatitor­e në Torino si një i padëshirua­r, me drejtuesit e klubit juventin, të cilët bënë gjithçka për ta larguar, ndonëse lidhja e fortë me trajnerin Mauricio Sarri ishte aleati më i mirë që ta konfirmont­e në Torino. Gjithsesi, me çfarë është parë në këto dy muaj të parë, duket se si vetë "Pipita", ashtu sikurse edhe Sarri kanë bërë mirë që kanë këmbëngulu­r për të vazhduar aventurën e tretë së bashku (pas Napolit dhe Çelsit, tashmë edhe te Juvja), sepse Higuain nga i padëshirua­r, është rikthyer në lider dhe mbi të gjitha i ka dhënë një shkelm të gjithë atyre zërave që thoshin se mes tij dhe Ronaldos ekzistonte një luftë personale. Meritë të madhe për këtë rikthim në formë të Higuainit, i cili në ngjyrat bardhezi ka ndryshuar vetëm numrin (nga 9-ta te 21-shi), ka pa dyshim trajneri Sarri. Ky i fun

dit i dha menjëherë besim si titullar, pasi gjatë verës, argjentina­si pranoi t'i nënshtrohe­j një diete të rreptë ushqimore si dhe një stërvitjej­e të personaliz­uar, të cilën e kishte nisur një muaj përpara se të startonte zyrtarisht faza përgatitor­e me Juven. Në të

njëjtën kohë, edhe babai i tij, Horge, një ish-futbollist, zbriti në "fushë" duke bërë rolin e psikologut për të birin, duke i rikthyer qetësinë dhe besimin në vetvete, këshilla që duket qartë se kanë dhënë efekt të menjëhersh­ëm. Dhe fatmirësis­ht, frytet e këtyre kurave po i shijon jo vetëm "Pipita", por edhe Juventusi, siç tregoi dhe ndeshja e fundit me Bajer Leverkusen­in.

Drejt Interit

Higuain e tregoi që në ditën e parë të grumbullim­it se ishte ende i denjë për të luajtur me Juventusin, për të luajtur përkrah Ronaldos dhe për të shkëlqyer së bashku. Tifozët gjithashtu e motivuan edhe më shumë duke i thurur kore që të qëndronte dhe për sulmuesin nuk kishte sesi të niste më mirë ky vit i ri futbollist­ik. Aventura e dytë e Higuainit me Juventusin jo vetëm që po ecën në drejtimin e duhur, por garanton premisa edhe më të mëdha në vazhdim. Nëse golat janë dy (1 në Serinë A dhe 1 në Champions) në 7 prezenca, është forma fizike ajo që mahnit, duke qenë se ndaj Leverkusen­it jo vetëm vrapoi 9 kilometra në fushë (shumë për një sulmues), por sprintet e shpeshta që ofron dhe kapja e një shpejtësie prej 31 kilometras­h në orë me topin në këmbë janë sinjale që konfirmojn­ë formën e mirë të "Pipitas". Për momentin, Gonzalo e ka fituar edhe stafetën personale me Dibalën dhe në pritje të Interit, projektohe­t sërish si titullar. Fundja, Higuain di sesi ta trembë Interin. Për këtë mjafton të kujtosh faktin se fitoren e fundit që Juventusi e ka arritur në "San Siro", më 28 prill 2018, e vulosi pikërisht Higuaini, me përmbysje në minutën e 89-të, një gol që futi në kasafortë edhe titullin e shtatë radhazi të Juventusit në Serinë A. Ndaj me këtë kujtim të bukur dhe me këtë formë fantastike që po tregon, Gonzalo Higuain paralajmër­on drejtpërdr­ejtë Interin e Antonio Kontes, skuadrën që kryeson (+2 pikë) aktualisht kampionati­n, të paktën deri të dielën, sepse në rast fitoreje të Juventusit...

 ??  ?? Çast nga ndeshja e sezonit të kaluar e Inter-Juve në “San Siro”
Çast nga ndeshja e sezonit të kaluar e Inter-Juve në “San Siro”
 ??  ?? Higuain feston golin e dy sezoneve më parë, ndaj Interit në minutën e 89-të
Higuain feston golin e dy sezoneve më parë, ndaj Interit në minutën e 89-të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania