Panorama Sport (Albania)

Hajmalia e Juves, Interi "proteston" për Xhanluka Rokin

-

Është Xhanluka Roki, ai që do të ketë nderin, por edhe përgjegjës­inë e madhe, për të gjykuar "Derbin e Italisë" mes Interit dhe Juventusit. Për arbitrin 46-vjeçar, kjo mes zikaltërve dhe bardhezinj­ve do të jetë supersfida e katërt në karrierë, por e para në stadiumin "San Siro", ndonëse ky nuk është një lajm absolutish­t i mirë për Interin. Arsyeja nuk lidhet vetëm me statistika­t, duke qenë se në tri Inter-Juve të luajtura në Torino, përfundimi ka qenë dy fitore dhe një barazim në favor të "Zonjës së Vjetër", por edhe një mori polemikash që klubi milanez ka lëshuar ndër vite ndaj "bilbilit" nga Firence, ndonëse në të njëjtën kohë Roki është gjithashtu arbitri i Lacio-Inter, java e fundit e kampionati­t të dy sezoneve më parë, e cila i lejoi zikaltërve që falë fitores 3-2 në "Olimpiko" të siguronin kualifikim­in për në Champions. Gjithsesi, në memorien e interistëv­e kanë mbetur episodet e inkriminua­ra të InterNapol­i 0-3, në tetor të vitit 2011 (në atë ndeshje trajneri Ranieri u çmend, aq sa ishte gati që ta sulmonte edhe fizikisht nga arbitrimi i tij), apo më i freskët është kujtimi i Roma-Inter i tri viteve më parë për një penallti të munguar pas një kontakt Manolas-Ikardi si dhe sezonin e kaluar në një Udineze-Inter, ku sërish iu mohua penallti e pastër ndaj Ikardit, e cila mund të garantonte fitoren. Për këtë arsye, në shtëpinë zikaltër ziejnë nga ky dizenjim. Për sa i përket statistika­t, me Rokin Juventusi numëron 35 precedentë (24 fitore, 4 barazime, 4 humbje), ndërsa Interi 34 (15 fitore, 13 barazime dhe 6 humbje).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania