Panorama Sport (Albania)

Markizio thotë lamtumirë: Sensi e Barela pasardhësi­t

-

Klaudio Markizio i dha dje lamtumirën futbollit të luajtur. Tashmë 33 vjeç, ish-mesfushori zyrtarizoi gjithçka në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit të Juventusit. "Lajmërimin doja ta jepja nga shtëpia ime, ku kam përjetuar momente të paharruesh­me. Ishte një vendim i vuajtur, sepse pavarësish­t ofertave, po e kuptoja se në fushë nuk po mundja të jepja më atë që doja. Kjo lamtumirë vjen edhe si respekt ndaj vetes. Lë futbollin me pengun e vetëm që nuk munda të fitoj një Champions me Juventusin. Nëse do të mundesha, do të doja të riluaja finalen e humbur në Berlin ndaj Barcelonës", u shpreh Markizio në fillim të fjalës së tij. Sot, futbollist­ët vijojnë karrierën deri në moshën 40 vjeçare, por nuk është ky rasti i mesfushori­t 33 vjeçar, i cili tashmë do të marrë pak kohë për të vendosur se cili do të jetë hapi i ri në karrierën post-futbollist­ike. Nuk ka ende asgjë konkrete, për "Princin" bardhezi, i cili shpjegon: "Më duhet të kuptoj nëse mund t'i shërbej botës së futbollit në ndonjë mënyrë tjetër. Nuk përjashtoj asgjë, pasi mund të bëhem trajner, apo edhe drejtuesit". Nga ëndrrat për të ardhmen, në një hap prapa në të shkuarën, kur si protagonis­t ka luajtur shumë ndeshje kundër Interit, ekip të cilit edhe i ka shënuar. Pikërisht në kuadër të supersfidë­s të së dielës, Markizio deklaroi: "Çdo ndeshje me fanellën bardhezi ka qenë një nder. Edhe në vitin e Serisë B isha i lumtur, sepse po kurorëzoja një ëndërr. Sa i përket Interit i kam shënuar në 'Olimpico' të Torinos, por edhe këtu në 'Allianz', ku lindi cikli ynë i lavdishëm. Ajo ndaj Interi do të jetë një ndeshje e veçantë, jo vetëm për rivaliteti­n, por edhe për momentin që po kalojnë zikaltërit. Dora e Kontes po ndihet, e për këtë mjafton të shohësh se si kanë ndryshuar fytyrat e disa lojtarëve që kanë qenë edhe vjet pjesë e Interit. Duke i mbajtur anën futbollit, shpresoj që lufta për titull të jetë sa më hapur, por është ende herët për parashikim­e". Në fund të fjalës së tij, Markizio, teksa komentoi kombëtaren, bekoi edhe dy mesfushorë, që mund të marrin trashëgimi­në e tij tek Italia. "Futbolli italian ka ndryshuar dhe po shoh gjithnjë e më shumë të rinj që luajnë në klube të mëdha. Sensi e Barela janë dy shembuj konkretë, të cilët po tregojnë me fakte se mund të bëhen lojtarë të mëdhenj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania