Panorama Sport (Albania)

Lukaku rikthehet në stërvitje, Marota: Me Juven, sfidë titulli

Administra­tori: Sfida e së dielës do tregojë shumë

-

Romelu Lukaku po përgatitet për të qenë protagonis­t në Inter-Juventus. Ndërkohë që zikaltrit ishin të mërkurën në Barcelonë, sulmuesi belg ka qëndruar në qendrën stërvitore "Appiano Gentile" dhe ka zhvilluar një seancë të veçuar nga grupi, me synimin për t'u rikthyer i gatshëm të dielën. Në ambientet interiste filtron optimizëm për ta parë në fushë nga minuta e parë: dy ditët e terapisë, të cilave u është nënshtruar në vend që të udhëtonte me shokët e skuadrës në Spanjë, i kanë dhënë mundësinë ta lërë pas krahëve lodhjen në katërcepsi­n e këmbës së majtë.

FORMA

- Kushtet e tij fizike do mbahen gjithmonë nën kontroll gjatë ditëve të ardhshme, kur skuadra të stërvitet në "Appiano". Trajneri Antonio Konte do kishte dashur ta kishte në stol të mërkurën, por lojtari, i cili nuk ndihej në formë optimale, preferoi të mos rrezikonte. Do duhet thuajse patjetër të jetë në fushë kundër "Zonjës", ku do të mungojë i skualifiku­ari, Aleksis Sançez. Handanoviç me shokë në orët e para të ditës së djeshme janë rikthyer në Itali dhe kaluan natën në qendrën stërvitore. Ditën e djeshme zbritën në fushë për seancën e parë në prag të "derbit të Italisë". Pjesa e skuadrës që u aktivizua kundër Barcelonës zhvilloi një seancë shkarkimi, ndërsa nga pjesa tjetër u ndoq një regjim më intensiv. Vështirë që ish-sulmuesi i Junajtidit t'i bashkohet menjëherë skuadrës. Sot do të kuptohet më shumë.

ADMINISTRA­TORI

Ndërkohë, i intervistu­ar nga mediat italiane, ish-administra­tori

i deleguar i Juves (sot në të njëjtin rol tek Interi) Xhuzepe Marota, ka analizuar edhe supersfidë­n e javës së shtatë të Serisë A. Një ndeshje e veçantë për të po ashtu edhe për trajnerin Konte, edhe ky i fundit me një të kaluar në Torino.

"Bëhet fjalë për një ndeshje të madhe, si ajo kundër Barcelonës; ajo e së dielës është një sfidë ku mund të tregohet shumë për favoritin e titullit. Gjithashtu, përtej rezultatit, do shihet edhe paraqitja kundër një skuadre të fortë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania