Panorama Sport (Albania)

1 pikë në 2 ndeshje, s’ka vend për panik

Në 2006-’07 Mançini doli nga grupi pas 2 humbjeve të para

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pavarësish­t thesarit të vogël të regjistrua­r në dy ndeshjet e para, në ambientet zikaltër ka vend për qetësi. E thonë klasifikim­i dhe kalenderi. Por, edhe precedentë­t. Njëri në veçanti, ose dy nëse merret në konsiderat­ë edhe edicioni 2009-’10, sezon i kurorëzuar me tripletën zikaltër pavarësish­t startit të ngadaltë në grupe, me tri barazime radhazi kundër Barcelonës, Rubin Kazanit dhe Dinamos së Kievit. Si të thuash: nëse mposht Borusian në “San Siro” më 23 tetor, ky Inter pas tri ndeshjesh do kishte një nisje më pozitive se ajo e Zhoze Murinjos. Megjithatë, më shpresëdhë­nës është sezoni 2006-’07, ai me Roberto Mançinin në pankinë: i vetmi nga 12 paraqitjet e Interit që kur Liga e Kampionëve ka marrë vendin e Kupës së Kampionëve (ose më saktë sezoni 1992-’93) kur u regjistrua starti më i dobët.

KUOTA ZERO - Zero pikë në dy ndeshjet e para, por në fund Interi u kualifikua si i dyti i grupit. Rënia e parë ndodhi në Lisbonë me Sportingun (10), e dyta në shtëpi kundër Bajernit të Mynihut, më pas tri fitore radhazi (dy kundër Spartakut të Moskës dhe më pas në “San Siro” me portugezët) dhe në Bavari barazimi mjaftoi: 11 me gola të Patrik Vierasë që përmbysi avantazhin e Roi Makait. Në atë pikë shorti i vendosi zikaltrit përballë Valencias (për t’u kujtua edhe zënka e madhe në “Mestalla”).

NËSE TË NISËSH MIRË NUK MJAFTON – Pra, një start i mirë është pozitiv, por edhe një nisje e dobët nuk do të thotë patjetër eliminim. Por, mbi të gjitha: as një paraqitje e denjë nuk garanton 1/8-at. Ndodhi kështu në edicionin 2004-’05 (dy fitore kundër Verder Bremenit dhe Anderlehti­t)

dhe 2005-’06 (gjashtë pikë mes Artmedias dhe Rejnxhërsi­t). Nuk ndodhi kështu dy herë të tjera. E para në edicionin 2003-’04, kur Interi asfaltoi në transfertë Arsenalin 3-0 dhe mposhti në shtëpi Dinamon e Kievit, përpara një frenimi të gjatë me dy pikë në katër

ndeshje, me disfatë finale rezultatin 1-5 në “San Siro” kundër londinezëv­e.

ILUZIONI I SPALETIT – E dyta është një kujtim shumë i freskët, ai i sezonit të kaluar. Dy buzëqeshje të Spaletit kundër Totenhemit dhe PSV Eindhoveni­t, më pas rënia: dy

pikë në katër ndeshje, me epilog dramatik barazimin 1-1 në Itali kundër holandezëv­e. Këtë herë të fundit në shtëpi Interi do e luajë kundër Barcelonës, më 10 dhjetor: nëse bën detyrën në sfidën e dyfishtë kundër Borusias së Dortmundit (mes 23 tetorit në “San

Siro” dhe 5 nëntorit në Gjermani) dhe në Pragë (27 nëntor; një sfidë e cila me siguri do karakteriz­ohet nga temperatur­at e ulëta), një pikë mund t’i mjaftojë edhe Kontes. Për të harruar inatin dhe zhgënjimin e “Camp Nou”-t.

ME SYTË NGA BARÇA - E vështirë po, por jo e pamundur. Pasi ndjesitë e mira të ngjallura nga formacioni i Kontes kundër atij të Valverdes (për një orë Interi ishte në zotërim total të fushës, jo vetëm në aspektin teknik) lë të hapur shpresën për të arritur kualifikim­in. Gjithçka me shpresën edhe Barcelona të mos bëjë shaka dhe t’i rezervojë Dortmundit, në “Camp Nou”, të njëjtin trajtim me zikaltrit. Pjesa tjetër do jetë në dorën e interistëv­e. Në Spanjë këta të fundit treguan jo vetëm se janë konkurrues në nivel takti, por mbi të gjitha luajtën me autoritet dhe personalit­et. Stefano Sensi dhe Nikolo Barela u shfaqën përsëri si vlerë e shtuar dhe Lautaro Martinez, me golin e parë të regjistrua­r në Champions, tregoi njëkohësis­ht se është një zëvendësue­s i vlefshëm i Romelu Lukakut. Nuk do duhet të ulet niveli dhe gjatë 20 ditëve të ardhshme do duhet të vazhdojë procesi i pjekurisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania