Panorama Sport (Albania)

Grizman-Mesi nuk flasin jashtë fushe, por as në fushë

“Pleshti”: Nuk kam asnjë problem me sulmuesin

-

Karriera e Antuan Grizmanit te Barça është ende në tako. Sulmuesi francez nuk ka arritur ende që të shkëlqejë pas transferim­it nga Atletiko në verë. Ai është larg formës që jemi mësuar ta shohim në Madrid dhe as shokët e rinj të skuadrës nuk po e ndihmojnë që të ambientohe­t shpejt. Grizman kërkon shpesh të luajë me shokët e tij me një pasim, sakrifikon veten në mbrojtje dhe heq dorë nga disa prej pikave të tij më të forta për t’u përshtatur me stilin e Barçës. Përveç përshtypje­ve të mira që la në ndeshjen me Betisin, asgjë tjetër. Ndaj Interit ishte ndeshja e radhës ku ai zhgënjeu. Dhe është bashkëpuni­mi i tij me Mesin një nga problemet kryesore që duhet zgjidhur. “Nuk kam asnjë problem me Grizmanin. Kemi një marrëdhëni­e të mirë si me këdo. Jemi të bashkuar”, tha Mesi pas përmbysjes ndaj Interit. Por Grizman e ka pranuar publikisht se komunikimi i tyre është i kufizuar. Dhe i kufizuar komunikimi është edhe në fushë dhe këtë e konfirmojn­ë statistika­t. Në dy ndeshjet e deritashme në Champions të Barcelonës, francezi i ka dhënë vetëm 4 pasime argjentina­sit (dy për ndeshje). Ndërsa Mesi i ka pasuar 5 herë (dy ndaj Dortmundit dhe 3 ndaj Interit). Duke qenë se ata luajnë në krahë të kundërta, shpesh kjo është normale,

ashtu siç është edhe fakti se kapiteni i katalanasv­e luajti vetëm diçka më shumë se 30 minuta në ndeshjen e parë ndaj Dortmundit. Por ka një kundërshem­bull. Komunikimi në fushë mes Mesit dhe Dembelesë për shembull. Francezi luajti më pak se gjysmë ore në pjesën e dytë ndaj Interit, por ai mori 5 pasime nga

Mesi, pra 5 pasime në 28 minuta krahasuar me 5 në 97 minuta me Grizmanin, që luan në të njëjtin pozicion. Edhe harta e shkeljes së fushës tregon problemet mes Grizmanit dhe Mesit. Ndaj Dortmundit, Grizmani i dha Mesit 2 pasime në 34 minutat që luajtën së bashku, po aq sa me Ansu Fatin kur talenti hyri në

fushë. Kjo është e pamjaftues­hme për një sulmues për të cilin u paguan 120 mln euro në verë. Trioja e sulmit Grizman, Suarez, Mesi që tifozët e Barcelonës ëndërronin në fillim të sezonit nuk ka treguar ende se funksionon. Edhe sa kohë do t’i duhet MSG-së që të tregojnë se nuk është një kombinim i keq?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania