Panorama Sport (Albania)

Zidan do kërkojë të transferoj­ë Eriksenin dhe Van de Bekun në janar

Reali kërkon përforcime për mesfushën në mes të sezonit

- TËRHIQET HOLANDEZI

Pavarësish­t se kryesojnë në La Liga, Reali i Madridit po vuan në Champions dhe plani i klubit do të jetë që të përpiqet të korrigjojë këto probleme duke u futur në merkaton e janarit, me Kristian Eriksenin, objektivin kryesor për mesfushën. Zinedin Zidan donte të rindërtont­e repartin gjatë merkatos së verës, me Pol Pogbanë që ishte zgjedhje e parë, por Mançester Junajtid e bëri të pamundur transferim­in e francezit në Madrid. Pavarësish­t se trajneri francez beson se skuadra e tij është në gjendje që të bëjë paraqitje si ajo ndaj Sevijes në vazhdimësi, ai ka dyshime për disa nga lojtarët e tij dhe sipas “Marca”, Zizu do të nisë të mendojë për përforcime­t në merkaton e ardhshme. Megjithatë, nëse Reali do të mund të bëjë blerje në janar, duhet më parë të largojë të paktën dy lojtarë: Mariano Diaz dhe Brahim Diaz janë dy emrat më të inkurajuar për të lënë “Bernabeun”.

- Veç Eriksenit, i cili ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Totenhemin, e cila skadon në verë, një objektiv i Realit është edhe Doni Van de Bek, mesfushori i Ajaksit. Megjithatë, pas

ndeshjes së fundit në Champions kundër Valencias, holandezi, i cili edhe shënoi në “Mestaja” në suksesin 0-3, e përjashtoi një largim të tij nga “harkëtarët” në merkaton e janarit. 22-vjeçari e konfirmoi interesin e Realit gjatë një prononcimi për “Voetbal Internatio­nal”, por tha:

“Nuk dua të largohem gjatë merkatos së dimrit. Do të luaj këtu gjatë gjithë sezonit. Kjo më jep qartësi dhe qetësi. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ndoshta në një pikë të karrierës sime do të ndodhë që të largohem gjatë merkatos së janarit, por nuk më pëlqen”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania