Panorama Sport (Albania)

Strakosha fantastik, Xhaka zverdhet në Turqi

Grintë e mesfushori­t s'i mjafton Bazelit ndaj Trabzonit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Natë mjaft pozitive për legjionarë­t sh qiptarë në Ligën e Europës. Lacio e Thomas Strakoshës ngre kokën edhe falë sigurisë që portierit të kombëtares sonë, duke marrë tri pikët e para (2-1), ndonëse me përmbysje ndaj Ren, ndërkohë që derbi i shqiptarëv­e mes Dionis Avdijajt dhe Taulant Xhakës përfundon në barazim 2-2.

BRAVO STRAKOSHA

Në "Olimpikon" e Romës, Lacio priste francezët e Ren, pas shuplakës së marrë në debutim përballë rumunëve të Kluzhit, por edhe ndeshja e djeshme tregoi shumë pasiguri te bardhekalt­rit. Edhe pse italianët tregojnë menjëherë shumë dëshirë për të arritur te tri pikët, Ren luan në kundërsulm dhe është e rrezikshme, ndonëse në pjesën e parë të dyja ekipet nuk krijojnë rastin ideal për të arritur te goli. Ndërkohë, ndeshja bëhet e nxehtë në fraksionin e dytë të lojës, kur Strakosha, deri në atë moment i pashqetësu­ar sheh të nxjerrë topin nga rrjeta, pasi Morel e dënon me një goditje me kokë, brenda zonës. Gjithsesi, Lacio reagon menjëherë dhe në të 63-ën, vetëm 10 minuta pasi kishte zbritur në fushë, arrin të barazojë me Milinkoviç-Saviç, i cili godet saktë me të majtën në zonë. Por serbi vendos të marrë për dore ekipin dhe në të 75-ën ofron pasimin e saktë për Imobilen. Lacio në avantazh, por nis të ndjejë lodhjen dhe pikërisht këtu hyn në skenë Strakosha. Portieri shqiptar ishte thjesht fenomenal duke i mohuar tri gola Ren, duke ngritur mbi traversë goditjen e Burigod, është i vëmendshëm në një kthim të rrezikshëm me kokë pas të Milinkoviç-Saviç dhe shmang në sekondat finale barazimin, pas goditjes së rrezikshme të Grenier. Në fund, nota 6.5 është mëse e merituar për gardianin shqiptar: "Goditja e Morel ishte shumë e fortë dhe duhej një mrekulli si ndaj Xhenoas që Thomasi ta ndalte. Në fund, shmang barazimin duke treguar ftohtësi dhe siguri përballë Grenier", komentonte media italian.

BARAZON XHAKA

Ndërkohë, në derbin shqiptar të luajtur në Turqi, nuk ka fitues mes Dionis Avdijajt (ka zgjedhur Kombëtaren e Kosovës për të luajtur) dhe Taulant Xhakës. Mes Trabzonspo­rit dhe Bazelit përfundon 2-2, por me mesfushori­n kuqezi që si gjithmonë tregon shumë grintë në fushë për zviceranët, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë, në minutën e 35-të. Gjithsesi kjo nuk i kushtëzon ndeshjen Xhakës, ndërsa Avdijaj shfaqi një formë jo të mirë, duke qenë se takimi i tij përfundoi pas pjesës së parë. Në fund, ishte një pikë e rëndësishm­e për Bazelin e Taulantit, në një transfertë shumë të vështirë si ajo ndaj Trabzonspo­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania