Panorama Sport (Albania)

Kovaç “shfryn” Gnabrin: Qëndro me këmbë në tokë

"Jemi në rrugën e duhur, por kampionati është ende shumë i gjatë"

-

Pas fitores së thellë në Champions ndaj Totenhemit, skuadra e Bajernit do të rikthehet të luajë në kampionat. Kundërshta­ri i radhës është Hofenhaimi. Trajneri Niko Kovaç u shpreh në konferencë­n për shtyp se skuadra e tij duhet të djersisë jo pak për të arritur te fitorja.

Sa larg do të shkojë Bajerni në këtë sezon?

Kemi arritur deri këtu në mënyrën tonë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të përmirësoh­emi më shumë. Jemi në një pikë ku na duhet kohë për të treguar se kush jemi. Shoh një rritje të skuadrës. Jemi bërë një ekip që ka shumë opsione në fushë, kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit me anglezët. Shënojmë nga goditjet standarde, aksione të shpejta dhe nga distanca. Kualiteti në ekip është rritur me ardhjen e Kutinjos, Perisiç dhe Kysons.

U habitët nga forma e mirë e Gnabrisë?

Ai po kalon një moment shumë të mirë, kjo është normale. Sot (dje) është stërvitur me një program të veçantë. E vështira në këtë punë është që pas një mbrëmjeje si ai jo në Totenhem, lojtari duhet të tregojë vazhdimësi në ndeshjen e radhës. Nuk mund të presësh që ai të shënojë sërish 4 gola. Shpresojë që Serge do të dijë si ta përballojë këtë moment dhe të vazhdojë të punojë si më parë. Ajo që më pëlqeu të martën nuk ishin golat, por mënyra se si ai luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ai luftoi dhe tregoi një klas të madh kur kishte topin në zotërim.

Sa i druheni Hofenhaimi­t?

Ata nuk kanë humbur vetëm trajnerin, por edhe njeriun që ndërtoi gjithçka. Sezoni i tyre ka nisur jo në mënyrën më të mirë. Por ne duhet të përqendroh­emi pasi na pret një detyrë e vështirë. Nuk do të qëndroj duarkryq, por do të bëj më të mirën për të motivuar skuadrën.

E keni ende mendjen te Totenhemi?

Nuk mund të dominosh 90 minuta një ndeshje, këtë e thashë edhe para sfidës me anglezët. Më ngroh ideja që bëmë një ndeshje shumë të mirë

në përgjithës­i. Në fillim kishim vështirësi, por më pas dominuam kundërshta­rin. Jemi të lumtur dhe të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës, por tani mendja jonë është te sfida e së shtunës.

Pavar bëri një ndeshje të mirë, sa ka ndryshuar që nga koha që ka ardhur në Mynih?

Jemi shumë të kënaqur me Benzhamë. Ai ka bërë paraqitje të mira si mbrojtës i krahut dhe atë të qendrës. Ai është një alternativ­ë më shumë për mua. Por edhe Dejvis mund të jetë një ndihmesë e madhe, ndaj Paderborni­t ai luajti mirë përgjatë 45

minutave. Si është gjendja e skuadrës?

Herndandez nuk është ende gati për të luajtur të shtunën. Alaba mori një goditje të fortë në brinjë gjatë ndeshjes së fundit. Fatmirësis­ht ai është mirë, në fillim u shqetësuam pasi kishte probleme me frymëmarrj­en. Gjithsesi, gjendja e tij do të vlerësohet nesër (sot). Boateng është stërvitur me skuadrën, ai ndihet më mirë dhe mund të jetë në stol për ndeshjen me Hofenhaimi­n.

Ju shqetëson gjendja e Tiagos?

Duhet t'i bëj zgjedhjet e mia në bazë të perfomanca­ve. Në sezonin e kaluar ai i luajti të gjitha ndeshjet. Por në sfidën e fundit duhet të qëndronte në stol, kjo pasi ndaj Paderborni­t nuk luajti ashtu siç ka bërë në të shkuarën. Kur nuk më pëlqen një lojtar, duhet t'ia them. Por më duhet ta saktësoj se ka qenë vetëm për paraqitjen ndaj Paderborni­t. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishë­m në skuadër dhe këtë e di. Reagimi i tij ishte fantastik, pasi nuk u ankua, por bëri një ndeshje të madhe ndaj Totenhemit. Ky është reagimi që pres nga të gjithë. Këtu luan ai që vrapon më shumë, vetëm kështu mund të pretendojm­ë që të shkojmë larg. Ndaj e theksova edhe më sipër për Gnabrinë, shpresoj që ai të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të vazhdojë të punojë fort, ashtu siç ka bërë në të shkuarën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania