Panorama Sport (Albania)

Frank Riberi: Më mungon shumë Bajerni

-

Para pesë muajsh, Frank Riberi i tha mirupafshi­m skuadrës së Bajernit duke përshëndet­ur skuadrën e tij të re, Fiorentinë­n. Revista e klubit gjerman "51" vizitoi francezin në Itali për ta pyetur se si po e kalon jetën e tij të re. Frank, ju pëlqen qyteti i ri?

Firence është shumë herë më e vogël se Mynihu, mentalitet­i i njerëzve është shumë ndryshe se në Gjermani. Kjo dashuri e madhe për futbollin më kujton kohën kur luaja në Marsejë, më pëlqen kjo gjë. Por disa gjëra më kujtojnë edhe Mynihun. Atmosfera në qytet, respekti që tregojnë njerëzit në rrugë më bën të ndihem i sigurt. Ju mungon diçka nga Mynihu? Firence më jep gjithçka që unë dhe familja ime ka nevojë, edhe pse këtu nuk ka "Octoberfes­t" (qesh). Por Mynihu mbetet Mynih. Nuk ndenja 1 apo 2 vite në atë qytet, por 12. Nuk mund ta harrosh kollaj atë periudhë. Në Mynih kam festuar suksese të mëdha, kam bërë shokë të mirë, aty ndihem vërtet si në shtëpi. Ndaj, do të jetoj në atë qytet pasi t'i kem dhënë fund karrierës sime. A do t'ju ndjekë familja në Itali? Po, sapo të gjejë një shtëpi. Kjo nuk është e lehtë këtu, pasi unë kam një familje shumë të madhe. (5 fëmijë). Për mua është e rëndësishm­e që të jenë të gjithë këtu, nuk jetoj dot vetëm këtu. Diskutuam gjatë se ku do të vazhdoja karrierën time. Gruaja, sapo dëgjoi për Firencen kishte një ndjesi të mirë. "Mendoj se duhet të shkojmë në Firence", më tha. Dhe tani të gjithë janë të lumtur këtu. Tifozët janë shumë entuziastë për paraqitjen tënde, a jeni tani mbreti i Fiorentinë­s? Ata më bënë një pritje të madhe, këtë nuk e kisha menduar kurrë. Edhe kur zbrita nga avioni, ata më shoqëruan me makinat dhe motorët e tyre për në hotel. Më pas ai momenti që shkova në stadium, nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Dashurinë e tyre e ndjeva menjëherë. Nga ju pritet shumë, si e përballoni presionin? E di që pritshmëri­të janë të mëdha, kjo për shkak të karrierës sime dhe titujt që kam fituar me Bajernin. Por unë e dua këtë presion dhe dua ta kem gjithmonë me vete. Personalis­ht dua të arrij diçka këtu, për tifozët dhe për klubin. Fiorentina është një përgjegjës­i e madhe, këtu ka lojtarë të rinj, të cilët duan të arrijnë diçka në karrierën e tyre. Të luash me ta, është fantastike, ka shumë gjallëri dhe argëtim. Jam në vendin e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania