Panorama Sport (Albania)

Obamejang i përgjigjet Vackes: Je një kloun

Ish-sulmuesi i Dortmundit akuzon numrin një të klubit gjerman

-

Pier Emerik Obamejang ka reaguar pas fjalëve të numrit 1 të klubit verdhezi, Hans Joakim Vacke, që kritikoi sulmuesin e Arsenalit. Vacke u shpreh se lojtari sheh më shumë portofolin e tij sesa karrierën. "Për të janë më të rëndësishm­e paratë. Suksesi për të janë vetëm ato dhe asgjë tjetër. Ndoshta po luan mirë pasi ka zemrën e ngrohtë nga paratë që ka në llogari. Por të mërkurave qëndron pranë ekranit dhe sheh Champions-in i mërzitur", tha Vacke. Lojtari nga Gaboni u transferua më 31 janar 2018 nga Borusia e Dortmundit për te londinezët për 65 milionë euro.

Por fjalët e Vackes nuk i kanë pëlqyer aspak sulmuesit 30-vjeçar, i cili ka reaguar me një "tweet" në rrjetet sociale duke shkruar: "Është më mirë për ty nëse nuk flas për arsyet e vërteta përse vendosa të largohesha nga skuadra e Dortmundit. Vacke, ti kloun, i kujtoj edhe tani fjalët e tua kur the që nuk do ta shisje kurrë Osman Dembelenë. Më pas kur pe 100 milionë euro, ishe i pari që vendose ta shisje. Të lutem mos fol për para. Më lër rehat", ishin fjalët e lojtarit në drejtim të ishshefit të tij në skuadrën gjermane. Obamejang është duke kaluar një formë shumë të mirë me skuadrën e Arsenalit. Sulmuesi ka shënuar

tetë gola në tetë ndeshje. Kontrata e tij me anglezët skadon në fund të 2021-shit. Por drejtuesit londinezë po mendojnë rinovimin me të duke parë edhe formën e mirë që po kalon. Me Borusian ai u shndërrua në një idhull për tifozët verdhezinj, të cilët më pas e quajtën atë mercenar pasi vendosi

t'i braktisë ata në mesin e sezonit. Kujtojmë se Obamejang ka luajtur në fillimet e tij me skuadrën e Milanit. Por në Itali sulmuesi nuk shkëlqeu duke u transferua­r për 4 milionë euro te francezët e San Etienë. Këta të fundit e shitën pas një sezoni te verdhezijn­të për 15 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania