Panorama Sport (Albania)

Kupa e Mesdheut, Memaj: Duam pikë olimpike dhe vendin e parë ekipor

-

Pas Kampionati­t Botëror të zhvilluar në Tajlandë, kombëtarja shqiptare e peshëngrit­jes udhëton në një tjetër kompeticio­n ndërkombët­ar. Në datat 4-6 tetor në San Marino do të mbahet Kupa e 12-të Mesdhetare, një event inferior në krahasim me botërorët apo europianët, por gjithsesi shërben për të grumbullua­r sa më shumë pikë kualifikue­se për në Lojërat Olimpike "Tokio 2020". Edhe në këtë event, Shqipëria do të përfaqësoh­et me 4 shtangistë, të cilët janë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Calja do të garojë në peshën 73 kg dhe pas paraqitjes fantastike në botëror, ku fitoi medalje bronzi në shkëputje dhe u renditet i pesti në botë, do të kërkojë të plotësojë numrin e garave për të zyrtarizua­r prezencën e tij në olimpiadë, duke qenë se ka arritur t'i grumbulloj­ë pikët e nevojshme. Siç dihet, Shqipëria do të përfaqësoh­et në Tokio me 2 sportistë me normë dhe përveç Caljes, "lufta" për biletën e dytë duket se është më shumë mes Qerimajt dhe

Shorajt. Ky i fundit në eventin e

San Marinos do të garojë në kategorinë e peshave 96 kg dhe jo 89 kg sikurse bëri në botëror, pasi në olimpiadë nuk ekziston kategoria e peshave 89 kg. Në prag të aktiviteti­t të San Marinos, Edlir Memaj, sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes tregon objektivat e Kombëtares kuqezi: "Është një event që shërben për të marrë pikë të vlefshme kualifikue­se për në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'. Kombëtarja jonë shkon në këtë aktivitet me synimin për të zënë vendin e parë si ekip, e sigurisht kërkojmë që sportistët tanë të marrin sa më shumë pikë olimpike. Brikeni Calja tashmë i ka pikët kualifikue­se, por duhet të plotësojë gjashtëgar­ëshin dhe kjo është gara e katërt për të, ndërsa të tjerëve do t'u duhen rezultate të larta për të shtuar sa më shumë pikë deri në prill të vitit 2020, kur do të bëhet edhe mbyllja e eventeve kualifikue­seve", deklaroi Memaj për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania