Panorama Sport (Albania)

Abrashi krenohet ende me arritjen në Europian

- Sfida kundër Dortmundit...

Amir Abrashi ka qenë një ndër titullarët e padiskutue­shëm në edicionin kur Shqipëria siguroi pjesëmarrj­en në Europianin “Francë 2016”. Së fundmi, shqiptari është intervistu­ar nga faqja zyrtare e Frajburgut dhe ky eveniment i kuqezinjve ka qenë edhe pjesë e bisedës së mesfushori­t me skuadrën e tij në Bundesligë. Momentalis­ht, Frajburg është në vend të tretë me vetëm një pikë më pak sesa kryesuesit bavarezë. Ja intervista e Abrashit në faqen e Frajburg:

Amir si thuhet në shqip “fillimi i ëndrrave”?

Qesh... Është një pyetje shumë e mirë (Abrashi ia thotë shqip).

Atëherë urime për këtë, sepse jeni në vend të tretë...

Në Bundesligë është e mundur gjithçka. Është mirë që jemi në vend të tretë, por shpejt mund të zbresësh edhe poshtë. Na presin ndeshje të vështira dhe pikë shumë të vlefshme.

Çfarë eksperienc­e keni kaluar te Frajburg?

Kam mësuar që është e rëndësishm­e të luftosh deri në sekondën e fundit të një ndeshjeje dhe deri në takimin e fundit të një kampionati. Këtu kemi luajtur të gjithë si një grup i vetëm dhe kjo na ka dhënë sukses. Ndryshe nuk do të kishim arritur asgjë.

Na duhet që të përdorim ndeshjet e deritanish­me si mënyrë për të rritur vetëvlerës­imin tonë. Sigurisht që na duhet të shënojmë përballë tifozëve tanë në këtë përballje. Dortmund është nën presion dhe ne nuk fshihemi përballë askujt. Gjithsesi, do të jetë e vështirë. Mbi të gjitha, e dimë që Dortmundi nuk na nënvlerëso­n. Por ndaj nesh, nuk e ka të lehtë askush.

Nga Zvicra U-21 te Shqipëria dhe në Europian...

Po, kam qenë pjesë e Zvicrës deri në U-21 e më pas kam përjetuar gjëra të shkëlqyera në Kombëtare. Në atë periudhë, Shqipëria më kërkoi me ngulm dhe më bënë pjesë të rëndësishm­e të një projekti. Donin që të bënin diferencën me mua dhe pranova menjëherë. Kemi bërë histori me kualifikim­in në “Francë 2016”. Sa herë që e kam veshur fanellën e Kombëtares shqiptare ndihem mjaft mirë. Është një emocion i pastër. Kur sheh euforinë e tifozëve, atëherë ne japim shumë më shumë për ta. Ka qenë kënaqësi e jashtëzako­nshme kthimi në Shqipëri pas Europianit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania