Panorama Sport (Albania)

Gol rekord, Kumbulla magjeps Italinë

Broja i pandalshëm me Çelsin, shënon gjysmën e golave të bluve

- OLSI TUJANI

Marash Kumbulla ka regjistrua­r një rekord me golin e tij të parë që ka realizuar dje me skuadrën e Veronës në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 9-të në fitoren 2-0, i cili ishte i pari në elitën e futbollit italian. Dje, shqiptari ka pasur një detyrë të vështirë përgjatë 90-minutëshit, pasi i duhej të markonte një sulmues si Fabio Kualjarela. Me këtë gol, futbollist­i 19-vjeçar është bërë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar një gol nën datëlindje­n 1 janar 2000, në pesë kampionate­t elitare në botë.

VLERËSIMI

Sipas "tuttomerca­toweb", Kumbulla vlerësohet me notën 7: "Gjen golin e parë në Serinë A. Kaq mund të mjaftonte për një notë të lartë për të, por gjithashtu bën në nivele mjaft të mira edhe punën në mbrojtje. Goli është një bonus, pas markimit të shkëlqyer ndaj një lojtari si Fabio Kualjarela", ka qenë shpjegimi për paraqitjen e shqiptarit.

EMOCIONET

Marash Kumbulla, referu

ar golit dhe emocioneve për të markuar një sulmues si Kualjarela, ka zgjedhur vetëm fitoren dhe marrjen e pikëve maksimale me Veronën. "Jam shumë i emocionuar. Goli i parë është një ndjesi e jashtëzako­nshme. Megjithatë, rëndësi kanë

vetëm 3 pikët dhe fitorja me skuadrën. Kualjarela apo goli? Më besoni, por do të zgjedh fitoren, edhe pse sigurisht që ka një ndikim përballja me një lojtar si Kualjarela. Ishte e mrekullues­hme të shënosh gol në 'Bentegodi', në Serinë A. Një përrallë

e vërtetë. Ia dedikoj familjes, prindërve të mi. Kam punuar gjatë gjithë verës me qëllimin që të luaja në Serinë A. E kuptova që mund ta bëja. Jam i frymëzuar nga Kielini, është një mbrojtës i shkëlqyer. Kam ëndërruar gjithmonë se do të vinte një moment i tillë

për mua, që kur u anëtarësov­a në këtë klub që në moshën 8 vjeçare. Kombëtarja? Jam shumë i lumtur që kam mundur të jem në Kombëtare, në një fazë të rëndësishm­e dhe stimuluese si kualifikue­set e Europianit", ka deklaruar Marash Kumbulla.

ARMAND BROJA

Sulmuesi shqiptar i Çelsit është i pandalshëm në kampionati­n e 18-vjeçarëve në Angli. Armando Broja ka shënuar dje sërish në fitoren e skuadrës U-18 të bluve të Londrës në fitoren 1-4 kundër Leiçesteri­t. Shqiptari ka realizuar golin e dytë të bluve, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij për 1-2 në minutën e 61të. Për shqiptarin, ky ishte goli i shtatë teksa ka asistuar edhe një herë. Broja është aktivizuar në shtatë ndeshje me këtë ekip dhe ka realizuar thuajse gjysmën e golave të ekipit, teksa Çelsi numëron 15 të shënuar deri më tani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania