Panorama Sport (Albania)

Apolonia dhe Besëlidhja s’falin, rikthehet Besa

Skuadra e Plorit shpërdoron shumë raste e mundtë ishte ndëshkuar nga ko p lik asit

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja kthehet te fitorja, falë një goli të Hajdarit në pjesën e parë. Pritej një fitore e thellë ndaj Veleçikut të vendit të fundit, por lezhjanët u mjaftuan me një gol. Takimi nis i qetë, me dy skuadrat që qarkullojn­ë topin në mesfushë dhe me ndonjë sulm sporadik. Qetësia prishet në minutën e 12të, kur Hoxha merr një top nga Gjorgjeviç, por humb ekuilibrin...

Besëlidhja kthehet te fitorja, falë një goli të Hajdarit në pjesën e parë. Pritej një fitore e thellë ndaj Veleçikut të vendit të fundit, por lezhjanët u mjaftuan me një gol. Takimi nis i qetë, me dy skuadrat që qarkullojn­ë topin në mesfushë dhe me ndonjë sulm sporadik. Qetësia prishet në minutën e 12të, kur Hoxha merr një top nga Gjorgjeviç, por humb ekuilibrin dhe ndërhyjnë mbrojtësit koplikas. Në minutën e 22-të zgjohet Besëlidhja. Gjorgjeviç e Çokiç kombinojnë mes tyre, topi kalon majtas te Bushi, i cili pikas Hajdarin të zbuluar dhe i jep një pasim preciz. Shkodrani e dërgon topin në rrjetë, duke mposhtur Vjerdhën. Pas avantazhit të Besëlidhje­s, miqtë mundohen të organizohe­n, por pa rezultat, pasi sulmet e tyre shumohen në hyrje të zonës lezhjane. Besëlidhja sulmon për të dyfishuar shifrat, por Hajdari gabon në finalizim, pas një topi të Gjorgjeviç. Serbi lëshon një top në zonë te Hajdari dhe ky ia përcjell Hoxhës, por kavajasi vonohet dhe ndërhyn mbrojtja mike. Fraksioni i parë mbyllet me një rast të shpërdorua­r nga Besëlidhja, përsëri nga Hoxha, i cili e nxjerr topin jashtë. Veleçiku kërkon golin e barazimit në pjesën e dytë dhe sulmon, por pa qartësi para portës së Rexhepit. Në minutën e 62-të, Bushi ekzekuton një goditje dënimi nga rreth 30 metra, por reagon mirë Vjerdha. Më pas është Çokaj për miqtë që futet rrezikshëm në zonën, gjuan dhe pret Rexhepi. Pas disa sulmeve të Veleçikut, Besëlidhja shënon edhe 2 gola të tjerë, por që të dy anulohen

për pozicion jashtë loje. Për golin e dytë të anuluar ka pasur debat me gjyqtarin, i cili nxjerr kartonë të verdhë për Fetajn dhe Hajdarin për protestë. Merdini, i sapo aktivizuar, gjuan drejt kuadratit, por pret Vjerdha. Veleçiku sulmon zonën lezhjane, por nuk ia del të shfrytëzoj­ë një rast të artë shënimi që do të barazonte shifrat. Më pas është Merdini që shënon për Besëlidhje­n, por edhe këtë herë ka pozicion jashtë loje dhe është goli i tretë i anuluar. Gjorgjeviç dhe Përgjoni nuk merren vesh mes tyre dhe humbasin rastin për golin e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania