Panorama Sport (Albania)

Superiorja bëhet bashkë, i gjendet pranë portierit dhe familjarëv­e

Reportazh nga Spitali i Traumës menjëherë pas ngjarjes

-

Të kuqtë e kanë të vështirë të flasin zyrtarisht se çfarë ndodh. Ama, nga mjeku kanë mësuar për fat të mirë se nuk ka dëmtime në kokë. Sipas tyre, fat i madh ka qenë që në pallat, katet e fundit kanë pasur tenda, të cilat i kanë shmangur goditjet fatale. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për dëmtime të shumta në mushkëri, për të cilat portieri është futur në terapi për të bërë pastrimin e tyre nga dëmtimet dhe goditjet e pësuara. SPITALI I TRAUMËS Me të mbërritur në ambientet e hyrjes së urgjencës në Spitalin e Traumës, gjen njerëz me fytyra të ngrysura. Ka edhe lojtarë, e kurrsesi s’mund të jetë humbja apo rezultati shkak i mërzisë. Kristi Vangjeli, Edvan Bakaj, Stivi Frashëri e shumë futbollist­ë të tjerë i gjen në hyrje. Ka edhe prej tyre me uniformën e Kukësit disi më larg. E gjithë Superiorja ishte aty, për t’iu gjendur pranë lojtarit dhe familjarëv­e. “Mirëmbrëma, si jeni!”, i përshëndet, pa dashur që t’i ndërpresës­h bisedat. “Çfarë çuni që ka qenë. Njeri flori. Nuk i ka bërë keq një mize”, dëgjohet në atë korridor, teksa zëri nuk identifiko­het mes të gjithë atyre personazhe­ve që janë të lidhur me sportin dhe po flasin për Aldon. “E kam parë unë i fundit te stadiumi”, thotë një prej stjuartëve që ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” dhe ka ardhur sapo ka mësuar ngjarjen. “Doli i qeshur. Bëmë edhe shaka së bashku. Vërtetë çun flori”, thotë ai i pikëlluar për çfarë ka dëgjuar.

Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, Korrado Sakone, Mario Kapeçe dhe drejtues të shumtë të klubit të kuq, si Amarildo Dajlani, Olsi Ranzhi apo Gjergji Xharo, i gjen në anët e hyrjes. Më tej edhe babai i futbollist­it. MJEKU Për të mësuar zyrtarisht diçka, është thuajse e pamundur. Duke hyrë brenda në korridor, në të djathtë ka një shigjetë që tregon ku është reanimacio­ni. “E ëma e ka të ndaluar që të qajë”, është fraza therëse e njërit prej infermierë­ve teksa zbret nga kati i dytë. Atje ndodhej portieri në sallën e reanimacio­nit, nën kujdesin e rreptë të mjekëve. “Doktor, si është? A ka reaguar? A foli? Kur mund ta shohim?”, pyesin pa mbarim të afërm të tjerë të portierit që janë në brendësi të spitalit, pranë sallës ky kryen ndërhyrjet kirurgjika­le në kat të parë. Mjeku zbret edhe disa shkallë. “Më dëgjoni me kujdes. Mamaja e tij nuk duhet të qajë. Përgatiten­i, bëjeni gati që ajo të futet dhe ta shohë të birin që është mirë. Ama nuk duhet absolutish­t që të qajë sepse djali

bëhet keq. Vetëm ajo të ngjitet që ta shohë”, dëgjohet një nga stafi mjekësor nëpër shkallë.

MUZAKA, ME PATERICA

Në ndeshjen mes Skënderbeu­t dhe Luftëtarit, lajmi i keq ishte dëmtimi i rëndë në gju i Gjergji Muzakës. Mirëpo, miqësia me ish-portierin e Skënderbeu­t e ka sjellë mesfushori­n me urgjencë në spital. Jo për gjurin e tij, por për të takuar familjarët e Aldos.

Me paterica, nga Korça ka mbërritur edhe Gjergji Muzaka. “Të përfundojm­ë këtu dhe do të ikim që të bëjmë rezonancën. E ka gjurin copë”, thotë një mik i Muzakës. Shefi i sektorit të garave, i shoqëruar nga Dritan Kokona, janë në hollin e spitalit pranë familjarëv­e dhe të afërmve. I ati takohet me Muzakën dhe përfaqësue­sit e federatës.

 ??  ?? Shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi dhe Gjergji Muzaka pranë familjarëv­e
Shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi dhe Gjergji Muzaka pranë familjarëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania