Panorama Sport (Albania)

Nga “helmi” te “Calciopoli”, një duel që zgjat 110 vite

-

Është historia e një ndeshjeje futbolli, që gjatë kohës është shndërruar në një "betejë". Rivaliteti dhe tensionet, hidhërimet dhe polemikat kanë kaluar numrin e golave dhe driblimeve. E kështu, Inter-Juventus është sfida nga e cila vështirë se dilet pa "u djegur". Janë njëqind e dhjetë vite, saktësisht nga 14 nëntori i 1909-ës deri më sot, që dy klubet kanë krijuar "armiqësi". "HELMET" E PARA - Dy emrat e parë që kanë përfunduar në blloqet e tifozëve bardhezinj dhe zikaltër ishin ata të juventinit Ernesto Borel dhe të interistit Oskar Engler. I pari realizoi dopietën në derbin e parë të Italisë, ndërsa i dyti vendosi me një gol ndeshjen e kthimit (1-0) dhe Interi falë kësaj fitoreje ngriti në fund trofeun. Në 1930-ën, me Italinë në duart e Benito Musolinit, Interi dhe Juventusi u sfiduan në kampionati­n e parë me një fazë nën sytë e mbretit Vitorio Emenuele III dhe në atë ndeshje, i riu Xhuzepe Meaca mahniti dhe zikaltrit fituan 2-1 në transfertë. Dhe sërish Meaca mori skenën më 17 nëntor 1935: realizoi një tripletë në suksesin 4-0. Në fund të viteve '40, me fanellën e Interit nisi të luajë Benito Lorenci, mamaja e të cilit, për të nënvizuar egërsinë, e quante "helm". Dhe "helm" rezultoi kur në 12 tetorin e 1947-ës shënoi një dopietë dhe asistoi në golat e tjerë. Nervozoi aq shumë kundërshta­rët, saqë mbrojtësi juventin Rava tentoi ta godasë me grusht: i shpejtë si felin, Lorenci u shmang dhe grushti qëlloi sulmuesin Kuarezima.

TË RINJTË - Në pranverën e 1961-shit, historia pësoi një përshpejti­m në sensin negativ. 16 prillin e 1961-shit, Juventus-Inter vlente titullin. Bardhezinj­të ishin përpara me 4 pikë në klasifikim kundrejt zikaltërve. Pas 31 minutash, arbitri Gambrota pezulloi sfidën pas një zënke në fushë. Drejtuesit e Interit paraqitën apel dhe kërkuan fitoren në tavolinë për shkak të papërgjegj­shmërisë së Juves. Bardhezinj­të replikuan të indinjuar dhe e konsiderua­n pa stil qëndrimin e zikaltërve. Liga italiane i akordoi suksesin formacioni­t të Helenio Herrerës, por presidenti i Juves në atë kohë, Umberto Anjeli, njëkohësis­ht edhe kreu edhe i federatës, vendosi që sfida të rilahej. Morati për protestë vendosi të dërgonte në fushë skuadrën e të rinjve: Juvja nuk pati mëshirë dhe i mposhti 9-1 (Macola shënoi golin e vetëm të Interit). RONALDO-IULIANO - Nga ai moment, asgjë nuk ishte si më parë. Shpeshherë, në sfidat e mëtejshme forcat e rendit janë dashur të ndërhyjnë në fushë. Situatë që ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ka pasur edhe spektakle si në 1996-ën, kur u admirua goli i parë i Zidanit me fanellën bardhezi. Ndërsa 26 prilli i 1998-ës do hyjë në histori për kontaktin Ronaldo-Iuliano. Në lojë ishte titulli, me Juven përpara një pikë: arbitri Çekarini lejoi vazhdimin e lojës pas dyluftimit në zonën juventine dhe në aksionin e radhës akordoi 11-metërsh për bardhezinj­të... "CALCIOPOLI" - Më pas shënohet periudha e trishtë e "Calciopoli"-t: akuza, denoncime, procese. Juventusi bie në Serinë B dhe i merren dy tituj (2005 dhe 2006), njëri prej të cilëve (i dyti) i akordohet Interit dhe celebrohet nga Morati si "titulli i të ndershmëve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania