Panorama Sport (Albania)

Dibala e Higuain tango në “San Siro”, Interi i dorëzon kreun Juves

Fitore e merituar për Sarrin që parakalon në klasifikim zikaltrit

- Përgatiti: LEDIO NASE

San Siro” thotë Juven tus. Dibala dhe Higuain mposhtin Interin, duke anuluar barazimin e përkohshëm të Lautaros me penallti në pjesën e parë. Dhe zbresin nga kreu i klasifikim­it Antonio Konten, i cili pëson edhe humbjen e parë në kampionat (të dytën në harkun e pak ditëve pas disfatës në “Camp Nou” kundër Barcelonës), pikërisht në duelin direkt për titullin. Sfidën e vendos “Pipita”, i aktivizuar në pjesën e dytë dhe vendimtar në 10 minutat e fundit, pikërisht kur Handanoviç me shokë mendonin se furia juventine ishte shuar.

DIBALA-LAUTARO - Interi e nis me ritmin e duhur dhe shtyn në të djathtën me D’Ambrozion, por Juventusi godet shumë shpejt: në të 4-tën Pjaniç shërben Dibalën, i cili lëshon një “silurë” me të majtën; topi preket nga Handanoviç, por megjithatë ndalet në rrjetë, 0-1. Zikaltrit befasohen shumë shpejt, pasi “Zonja” në kundërsulm rrezikon vazhdimish­t. Fillimisht Godinit i duhet të ndalë Kristiano Ronaldon, ky i fundit pak çaste më vonë me një të djathtë godet traversën kur Handa ishte i mposhtur. Kundërpërg­jigjen vendasit me Lautaro Martinezin dhe Lukakun, por aksioni bllokohet nga Bonuçi. Nuk zgjat shumë avantazhi. Në të 18ën, pas një harkimi në zonë të Barelës, Lautaro paraprihet nga De Ligt, i cili prek sferën me krah. Pas monitorimi­t të VAR-it kryesori akordon penallti: te 11 metrat paraqitet vetë Martinez dhe me gjakftohtë­si e shndërron në gol. “San Siro” rifiton qetësinë. Pas një starti të vrullshëm sfida nis të ngadalësoh­et, por jo ritmi i aksioneve. Juventusi krijon sërish rrezik me një goditje të dënimit të Ronaldos: tentativa përfundon në barrierë ku ndodhej edhe Lukaku; por belgu pëson një goditje dhe do të nevojitet ndërhyrja e stafit mjekësor për të ulur dhimbjen. Këmbëngul njëkohësis­ht edhe Interi, me dyshen Lukaku-Lautaro, por

goditja e këtij të fundit grushtohet nga Shezni. Sensi detyrohet të tërhiqet për shkak të një problemi muskulor, e zëvendëson Vesino. Kristiano në të 41-tën shfrytëzon spondën e Dibalës dhe nxeh dorezat e Handanoviç­it. Skena përsëritet pas 1 minute, këtë herë CR7 nuk gabon, por në momentin e asistit argjentina­si ndodhej në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet. Bardhezinj­të e mbyllin me më shumë gjallëri pjesën e parë, që përfundon 1-1.

“PIPITA” - Në pjesën e dytë të parët që provojnë portën janë miqtë, kur Bernardesk­i shqetëson Handanoviç­in nga jashtë zone, por portieri slloven kontrollon gjithçka. Tenton edhe Ronaldo, i pafat. Juventusi shfaqet më brilant duke vazhduar trendin që u pa në fragmentin e parë, ndërsa Interi has vështirësi në krijimin e aksioneve. Megjithatë, formacioni i Kontes arrin të ndërtojë: në të 69-ën përpjekja e Vesinos devijohet

nga De Ligt, topi godet shtyllën. Në të 80-tën, momenti vendimtar: Pjaniç vertikaliz­on për Ronaldon, topi kalon te Bentankur i cili lexon mirë inkursioni­n e Higuainit: Bastoni është jashtë kohe dhe “Pipita” me të djathtën mposht Handanoviç­in. Reagimi i zikaltërve vjen vonë: në të 40-ën D’Ambrozio sheh inkursioni­n e Vesinos, mesfushori godet në rrëshqitje e sipër, por Shezni tregohet i zoti në dalje. Nuk ka më kohë, Juventusi parakalon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania