Panorama Sport (Albania)

Zhbllokohe­t Mesi, Barça mund Sevijën me... 9 lojtarë

Katalanasi­t marrin vendin e dytë dhe i bëjnë presion Realit në prag të “El Clasico”-s

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona ngjitet në vendin e dytë të klasifikim­it, vetëm 2 pikë larg Realit. Në javën e tetë të La Ligës i kemi pranë njëra-tjetrës dy skuadrat që do të luftojnë deri në fund. Për më tepër “El Clasico” është shumë pranë. Të besuarit e Valverdes nuk kanë qenë spektakola­rë gjatë kësaj kohe, nuk kanë luajtur në mënyrë brilante, por vazhdojnë të jenë konstantë dhe kështu fitohet titulli. “Milingona” vazhdon të bëjë zëvendësim­e dhe nuk na jep një formacion tip. I duhet të lërë në stol një titullar fiks si Buskets apo një blerje të bujshme si Grizman. Kaq mjafton për të kuptuar se gjërat kanë ndryshuar shumë në këtë skuadër. Pavarësish­t gjithçkaje, erdhi fitorja e tretë radhazi në kampionat. Kundër Sevijes Leo Mesi rikthehet te goli, ndërsa Dembele dhe Suarez argëtohen gjithashtu. Golin tjetër e shënoi Vidal. Pikërisht ata që ndryshuan ndeshjen me Interin, Dembele dhe Vidal, luajtën si titullarë dhe u përgjigjën në rritje. Hordi Alba rikthehet, por qëndron në stol. Leo Mesi duket se e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa Suarez rikuperon marrëdhëni­et me golin. Ter Shtegen pret gjithçka dhe pak nga pak formacioni i Valverdes po gjen normalitet­in për t’u përballur me Realin e Madridit në 26 tetor.

PËR 8 MINUTA - Por fitorja kundër të besuarve të Lopeteguit nuk ishte aspak e lehtë. Sevija doli më mirë në fushën e lojës dhe kishte mundësinë për golin e parë në 3 raste. Dhe tri herë protagonis­ti negativ ishte De Jong. Mund të ishte rezultati

0-3 për Sevijen, por gabon në mënyrë fatale. Ter Shtegen ishte vendimtar dhe në futboll nëse nuk shënon do ta pësosh. Barcelona nuk gaboi në rastin e parë të vërtetë që kishte, as në të dytin, as në të tretin. Semedo kroson bukur për Suarezin dhe uruguaiani shënon me roveshatë. Ishte minuta e 27-të. Arturo Vidal devijoi një goditje të Artur Melos në minutën e 32-të dhe 3 minuta më vonë Dembele shënon golin e tretë. Ndeshja zgjidhet për 8 minuta.

“POKER” - Fillimi i pjesës së dytë sjell kapitullin e dytë të gafave të De Jongut (atij të Sevijes). I “vodhi” një top Artur Melos në afërsi të zonës dhe e godet në shtyllë. Barcelona e kishte më të lehtë sepse ishte 3-0 dhe kërkonte thjesht hapësira për të shënuar golin e katërt. Dhe ai mban firmën e Leo Mesit. E gjen rrjetën me një goditje dënimi në mënyrë spektakola­re. 4-0 duket e ekzagjerua­r për Sevijen, por futbolli janë golat dhe ata duhet t’i shënosh. Në fund pati vend edhe për 2 kartonë të kuq, njërin e merr Araujo sepse shkakton faull si lojtari i fundit dhe tjetrin Dembele për protesta. Nuk ndryshon asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania