Panorama Sport (Albania)

Myler e Martinez, Bajerni nervoz për "Oktoberfes­t"

Myler nuk e pret mirë stolin, Martinez shpërthen në lot

-

Bajerni buzëqesh i sforcuar dhe pi për të harruar zhgënjimin e humbjes së fundit kundër Hofenhaimi­t. Të shtunën, kampionët pësuan disfatën e parë në Bundesligë këtë sezon, 1-2 në "Allianz Arena", vetëm një ditë përpara vizitës zyrtare në "Oktoberfes­t". Ashtu si sezonin e shkuar, pas humbjes 0-3 me Gladbahun, trajneri Niko Kovaç dhe lojtarët e tij festuan me veshjet karakteris­tike festën tradiciona­le të Gjermanisë. Por bavarezët u treguan profesioni­stë. Përpara flesheve të aparateve dhe kamerave ata buzëqeshën, edhe pse dukej se humori nuk ishte 100%. Pak pas orës 13:00, autobusi i skuadrës mbërriti në tendën e festës. Shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige, ishte i pari që hyri atje. Menjëherë pas drejtuesit, hyri Tomas Myler. Sulmuesi i Bajernit ndaj Hofenhaimi­t u ul për herë të pestë radhazi në stol dhe kishte të gjithë të drejtën për të mos e shijuar në maksimum festën dhe për të qenë i zhgënjyer. Megjithatë, as 30-vjeçari nuk ngurroi të buzëqeshte përpara kamerave. I pyetur pas Hofenhaimi­t nga gazetarët për të dhënë një koment nëse ishte i zhgënjyer nga stoli, Myler nuk preferoi të bënte polemika:

"Nuk kam asgjë për të thënë, asgjë". Shumë prej yjeve të skuadrës, si Robert Levandovsk­i, Filipe Kutinjo apo Joshua Kimish erdhën me familjet e tyre.

MARTINEZ

- Një tjetër fytyrë e pakënaqur pas humbjes me Hofenhaimi­n ishte edhe

Havi Martinez. Mesfushori spanjoll u pa në stol të përlotej që nuk luajti dhe pranë tij shkoi zv.trajneri Hans Flik për ta ngushëllua­r. Flik sqaroi edhe arsyen përse ishte kaq i zhgënjyer heroi i tripletës në 2013ën: "Nuk ka lidhje me faktin se nuk u mor në konsiderat­ë nga

trajneri Kovaç. Arsyet e dhëna nga mediat janë krejtësish­t të pavërteta". Sipas Flikut, Martinez kishte familjen e tij të ftuar në tribunë të shtunën, në ditën që djali i tij Lukas festoi 3-vjetorin dhe ai do të kishte preferuar ta shikonte babanë në fushë.

 ??  ?? Myler dhe Rumenige gjatë festës së djeshme
Myler dhe Rumenige gjatë festës së djeshme
 ??  ?? Zv.trajneri Flik duke ngushëllua­r Martinezin në lot, pasi nuk u aktivizua kundër Hofenhaimi­t
Zv.trajneri Flik duke ngushëllua­r Martinezin në lot, pasi nuk u aktivizua kundër Hofenhaimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania