Panorama Sport (Albania)

Hysaj Hysaj Hysaj dëmtim dëmtim horror, horror, humbet humbet Kombëtaren para “finales” në Turqi

Lista Lista kuqezi, jashtë jashtë Mavraj, Sadiku dhe Xhaka Reja: Shansi i fundit, bëjmë ndeshjen ndeshjen e e madhe Lenjani Lenjani bën bomberin, Uzuni shënon dhe pret... ftesën

- OLSI TUJANI

‘ M irëdita! A jeni mirë?", ishte pre zantimi në gjuhen shqipe i trajnerit Edi Reja në konferencë­n e radhës për shtyp, para ndeshjeve kundër Turqisë dhe Moldavisë, në transferta­t respektive më 11 dhe 14 tetor. Italiani përshëndet­i shqip, por theksoi në gjuhen ë tij se kuqezinjtë janë më se gati për të luajtur shansin e fundit. "Në karrierën time më është dashur dhe kam bërë ato goditjet e mëdha në transfertë. Ndeshjet që të duhen. Do të jetë e vështirë, por kemi besim dhe përqendrim­in maksimal që të marrim një rezultat pozitiv në Turqi. As barazimi nuk na bën punë", tha ndër të tjera trajneri. Teksa përmend rinovimin e ekipit, si ta kishte të hedhur firmën në kontratën përtej këtyre kualifikue­seve, Reja tregon arsyet e lënies jashtë të kapitenit Mavraj apo edhe të Armando Sadikut e Taulant Xhakës. Lista, risi dhe disa jashtë...

Xhaka nuk është grumbullua­r dhe siç ka vlerat e tij për të cilin e njohim, më duhet që t'i jap kohë edhe Selahit për ta vlerësuar. Nuk më pëlqen të grumbulloj 27 apo 28 lojtarë, ndaj kam nevojë që të krijoj një grup të mbledhur pasi nuk më pëlqen që me lojtarët të cilët kanë vlera, të krijoj situata të pakëndshme duke i dërguar në tribunë.

Seferi - Dua të njoh edhe Seferin, i cili vjen gjithashtu për herë të parë. Dua t'u jap minuta lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre. Nëse ka të rinj që po bëjnë mirë, me kalimin e kohës unë i grumbulloj.

Trashi - Gjithashtu edhe Trashi, e kishim në grup, meriton konsiderat­ë për t'u grumbullua­r. Po luan rregullish­t. Thatë se nuk doni listë të gjatë, por pse keni afruar 4 portierë? Selmani, a është edhe për çfarë është përfolur rreth Berishës se mund të mos vijë ose të largohet siç bëri me Islandën?

Jo, jo. Duke qenë se Turqia ka grumbullua­r 4 portierë dhe unë grumbullov­a 4, që të jemi njësoj me ta. Berisha nuk është problem, nuk kam pasur kurrë të tilla shqetësime. Ne kemi portierë shumë të mirë që po e tregojnë veten në Itali, si Berisha ashtu edhe Strakosha. Më mbetet detyra e vështirë e zgjedhjes se kush do të jetë titullari dhe do të luajë ai që është më në formë, por e rëndësishm­e është që asnjë të mos krijojë probleme sepse unë dua grup unik. Luan njëri apo tjetri, je në fushë apo jo, dua që secili

të vijë në Shqipëri me të njëjtin entuziazëm. Nuk kemi një çështje 'Berisha' në Kombëtare.

Selmani - Selmani po luan titullar, madje në Turqi dhe e gjej me vend të jetë në konsiderat­ë, pasi është i ri që mund të ketë perspektiv­ë. Lojtarët vijnë me gola, me minuta. Cilat janë sinjalet që keni marrë?

Është shumë e rëndësishm­e që lojtarët të luajnë dhe të kenë minuta. Por më duhet që të marr në konsiderat­ë edhe qëndrimin e tyre me ne.

Dermaku - Si Dermaku, i cili nuk po gjen hapësira te Parma, por sa herë ka luajtur me ne ka qenë i vlefshëm. Ka bërë paraqitje të mira dhe e marr në konsiderat­ë. Më vjen keq nëse nuk luajnë.

Kumbulla - Gjithashtu është edhe Kumbulla, vetëm 19 vjeç, shënoi gol dje (të shtunën) dhe është një lojtar i rëndësishë­m. Më pas, në punën që bëjmë gjatë javës, shoh se kush është në gjendje për të luajtur.

Ju preokupon fakti që Hysaj nuk po luan?

Jo. Madje me Hysajn kam folur dhe ai as nuk udhëtoi me ekipin në Belgjikë, pasi dëshironte që të qëndronte në shtëpi për t'u stërvitur, sepse nëse udhëton me ekipin, humb shumë në dy ditë dhe rrezikon edhe të mos luash fare. Më vjen keq që nuk luan, por sa herë ka luajtur me ne së fundmi, ka bërë mirë. Madje ka bërë edhe gol, gjë për të cilën më parë nuk i afrohej shpesh portës (Qesh...).

Përballja ndaj Turqisë, çfarë prisni?

Do të shkojmë në Turqi me besim. Dihen vlerat e lojtarëve të Turqisë, të cilët kanë cilësi të mëdha dhe marrin pjesë në Kupat e Europës. Ne po krijojmë grup të rëndësishë­m që mund të marrim rezultate kudo. Shkojmë me bindjen se mund të bëjmë lojën tonë. Janë të fortë në kundërsulm. Nga ana taktike do bëjmë një ndeshje shumë të mirë, për të

marrë një rezultat pozitiv.

A mund ta konsideroj­më si "trenin e fundit" për Europianin dhe nëse e mendojmë kështu, sa për qind shanse mendoni se kemi për ta fituar?

Kur nis ndeshja, shanset janë për të gjithë. Edhe për Shqipërinë. E dimë shumë mirë që kjo është mundësia e fundit për në Europian. Madje edhe me një pikë do të ishim jashtë. Mundësia e vetme për ne është që të bëjmë ndeshje të madhe. Nuk mund të gabojmë asgjë. Shkojmë atje për ta bërë ndeshjen, madje edhe barazimi na penalizon dhe kemi vetëm një shans: T'ia dalim të fitojmë për të rritur mundësinë për Europianin.

Premisat për të rinovuar a varen nga rezultatet e radhës apo janë hedhur bazat?

E kemi thënë. Ajo që më intereson mua është të punoj sa më mirë të jetë e mundur me shumë impenjim. Pastaj llogaritë do t'i bëjmë në fund. Në

nëntor do të shohim nëse kemi ndërtuar ndonjë gjë apo jo. Mendoj se kemi marrë përgjigje të mira, grupi funksionon dhe madje kemi ndryshuar diçka edhe në aspektin mental. Kjo, sepse mua më pëlqen edhe që të luajmë futboll, jo vetëm që të mbrojmë. Unë kam besim në këtë ekip dhe në të ardhmen do të jem i gatshëm, duke parë edhe paraqitjet e fundit. Mirëpo, kemi akoma disa ndeshje përpara se të bëjmë vlerësimet. Ama, dëshira ime është që të kem mundësinë të vazhdoj, sepse grupi po formohet dhe kemi sintoni për të punuar edhe në të ardhmen. Ama kjo gjë nuk varet nga unë, por nga presidenti.

A mendoni se mund t'ju ndihmojë ndeshja e parë që patë në Shkodër?

(Qesh...) Ishte një tjetër Shqipëri. Të paktën shpresoj që të mos përsëritet ajo eksperienc­ë në Shkodër. Kjo është një tjetër Shqipëri, që mund të shkojë kudo dhe të luajë futboll

sepse tani ka më shumë besim. Nuk e llogaris shumë atë ndeshje, por marr në konsiderat­ë atë që Turqia ka zhvilluar në shtëpi duke mundur Francën me një lojë të mirë. Turqia jashtë ka ndonjëherë probleme, ama në shtëpi është shumë e fortë sepse ka edhe publikun me vete. Kanë entuziazmi­n dhe luajnë një ndeshje me intensitet të lartë. Ndaj në këtë aspekt, me grupin tim të punës e kemi përgatitur ndeshjen dhe kemi përllogari­tur riskun që duhet të marrim parasysh duke vrapuar. Gjithashtu edhe cilësitë tona që kemi, për t'i shfrytëzua­r në maksimum gjatë ndeshjes.

Në Shkodër vendosën Çalhanoglu dhe Emre, a duan vëmendje të veçantë?

Po, Çalhanoglu ka nevojë për vëmendje maksimale, mirëpo ata kanë lojtarë cilësorë në të gjitha zonat e fushës. Sidomos në mesfushë apo sulm, po t'iu lësh hapësira, mund të të krijojnë shumë vështirësi.

Ne, në planin mbrojtës jemi përmirësua­r shumë, në krahasim me ndeshjen në Shkodër. Kemi garanci. Mirëpo, kemi pësuar edhe dy gola ndaj Islandës, që ishin specifikis­ht mosvëmendj­e, pasi nuk mund të pësojmë nga rivëniet anësore. Goli tjetër ishte gjithashtu nga një goditje dënimi, që duhej evituar. Këto episode të veçanta nuk duhet të ndodhin në Turqi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe shumë të vëmendshëm.

Ndeshja e parë, sa rëndësi pati për kualifikue­set?

Shumë rëndësi. Nuk mund të humbësh në shtëpi përballë një rivali direkt. Të paktën edhe një barazim dhe do të ishte akoma gjithçka e hapur. Tani është një ndeshje vendimtare që do të vendosë në favor të njërës apo tjetrës. Mirëpo, nuk e kemi thënë akoma fjalën e fundit dhe do shkojmë në Turqi me bindjen maksimale se mund të marrim rezultat.

A mendoni se është momenti i duhur për rinovimin e Kombëtares, duke ditur rëndësinë që kanë këto dy ndeshje?

Kam rinovuar. Kam mbajtur në konsiderat­ë punën që ka bërë Panuçi, sepse ka afruar shumë futbollist­ë. Tani më duhet tani që ta ngushtoj grupin. Ndaj Islandës patë që kemi ndryshuar krejtësish­t mesfushën. Kemi vendosur lojtarë që më parë nuk kanë pasur hapësirë, futbollist­ë me cilësi teknike. Jo se ata të mëparshmit nuk kanë pasur, por kanë karakteris­tika të ndryshme. Xhaka, Abrashi dhe Ramadani janë lojtarë të zotë. Por ky grup i ri ka dhënë diçka më shumë në aspektin teknik, ndaj na duhet të vazhdojmë me këto ritme. Kemi edhe Qosen dhe Ndojin. Ky i fundit është i dëmtuar. Do presim. Për Qosen po pres momentin e duhur për ta futur.

A po mendoni më tepër për rinovimin dhe punën për të ardhmen, pavarësish­t se flisni për rëndësinë që ka ndeshja me Turqinë?

Unë duhet që të eci me të njëjtin hap në të dyja drejtimet. Duhet të kem në konsiderat­ë 100% momentin aktual, ndeshjet një pas një. Pra, edhe nëse është vetëm 1% shans për të shkuar në Europian, ne do të luajmë në maksimumin tonë. Pastaj është e qartë që më duhet të vlerësoj edhe në planin për të ardhmen. Ndaj më duhet të shoh edhe të rinjtë, lojtarët e U-21 nëse ka ndonjë që mund ta përfshijmë. Në Itali ka mbi 400 mijë shqiptarë. Ata të pas viteve '90 janë lindur atje, por kanë dyshtetësi dhe jam duke i ndjekur edhe ata më të rinjtë. Jam në avancë me moshën, por nuk e di a do kem kohë që të punoj (qesh...). Është detyra ime që të vëzhgoj ekipet e të rinjve në Itali nëse ka ndonjë që mund të jetë i vlefshëm për Shqipërinë.

A keni nisur të pikasni elementë të tillë?

Kam nisur që të shoh elementë

të tillë që mund të vijnë, por ndonjë në Gjermani apo diku tjetër, sapo i kërkoj të vijnë te Shqipëria, ata janë ende në mëdyshje me shpresën që të luajnë në kombëtaret e vendeve ku kanë lindur. Njësoj edhe në Zvicër apo Austri. Sikur të mos mjaftonin vështirësi­të tona për të përzgjedhu­r lojtarët, në mes është futur edhe Kosova. Me të drejtë, sepse ka lojtarë kosovarë dhe zgjedhin të shkojnë atje. Detyra jonë është ta provojmë me të gjithë. Jo gjithmonë gjejmë lojtarë të gatshëm që thonë: Po do vij.

Pra, po flisni për një proces që shkon përtej nëntorit...

(Qesh...) Unë duhet të bëj sa më mirë të jetë e mundur për Shqipërinë aktualisht, pasi nuk është e thënë që unë nuk gaboj. Mund edhe të kem gabime në vlerësimet që bëj. I pari objektiv është Turqia dhe më pas 3 ndeshjet e tjera. Pastaj do vendosim. Angazhimi im është që të punojmë edhe për të

ardhmen, është si një objektiv edhe ky. Nuk jam i lidhur me kontratat, por me projektet. Kam ikur disa herë unë me zgjedhjen time nga skuadrat: Napoli, Lacio dhe Kaljari pasi fituam kampionati­n. Nëse nuk gjej entuziazëm, nëse nuk gjej veten në atë skuadër, atëherë iki. S'është problem kontrata. Nuk zgjedh paratë, por projektet. Nëse jo, ndahemi dhe mbetemi miq si më parë. Do të dalim për darkë, pimë një gotë verë duke e bërë gëzuar. Do të shkojmë te kantina Duka, ku ka një verë të mirë dhe përshëndet­emi aty.

Partizani-Teuta e ndoqët vetëm 45 minuta, mbetët i zhgënjyer?

Jo, faktikisht kam parë gjëra interesant­e. Ishte një ndeshje me intensitet të lartë, më pëlqeu. Këto ndeshje ndiqen për të vëzhguar lojtarë specifikë, pa thënë emra. Edhe në aspektin taktik pashë gjëra interesant­e. Pashë vetëm një pjesë, sepse më interesont­e të shihja ndeshjen e orës 18:00 në Itali. Në fakt, humbëm rreth 20 minuta të asaj ndeshjeje... Vëzhguam Trashin, më pëlqeu dhe në fazën mbrojtëse, pasi pati momente që nuk luante, pastaj aktivizohe­j në rolet ofensive. E pashë në linjën e mbrojtjes me 4 që punonte mirë, shumë i kujdesshëm. Pati dhe një karton të kuq dhe aspekti taktik ndryshoi. Shoh që është një kampionat i luftuar, i ekuilibrua­r.

Dy transferta radhazi, sa ju shqetëson kjo dhe sa pikë pretendoni?

Një goditje në transfertë duhet bërë. Jam mësuar gjithmonë që ta bëj diçka të tillë në momente të rëndësishm­e edhe jashtë shtëpisë. Në Islandë bëmë mjaftueshë­m mirë, por nuk ishim me fat. Francën e lëmë fare se është jashtë diskutimit. Këtë herë dua një ndeshje të fortë si në aspektin taktik, edhe fizik. Dua të shoh ekipin me reagim spektakola­r.

Në këto dy ndeshje dua paraqitje të mira, por edhe që të kemi pak rritje në aspektin teknik të lojës.

Fakti që nisni si jo favoritë, a është ky një avantazh?

Shpresa jonë është tjetër nga ajo e parashikim­eve, pasi nuk vlejnë fare dhe vlen vetëm se çfarë do të bëjmë në fushë. Jam i bindur se është një skuadër që mund të bëjë akoma më shumë. Ka më shumë bindje dhe lojtarët janë të vetëdijshë­m se çfarë duhet të bëjnë. Nuk jemi ne favoritë pasi është e vështirë të marrësh pikë në Turqi, por shkojmë atje që ta luajmë ndeshjen. Kemi shanset për të bërë mirë.

Forma e mirë e lojtarëve, a është ogur për të përsëritur De Biazin?

(Qesh...). Ai është qëllimi im. Nuk është e thjeshte për trajnerin të zgjedhë lojtarët e duhur. Unë vendos në bazë të karakteris­tikave që kanë lojtarët, pastaj bëj skemën. Kam luajtur gjithmonë me katër, por zgjodha skemën me 3 mbrojtës për të ndërtuar lojë, për të qenë në sulm dhe për të mbrojtur mirë. Dua edhe që të luajmë futboll.

Nga puna me shqiptarët keni mësuar të përshëndes­ni shqip. Nga eksperienc­a juaj, çfarë sekreti keni ruajtur për ndeshjen e madhe?

Kjo është shpresa ime (Qesh...). Eksperienc­ën nuk mund ta blesh në farmaci. Nëse e ke, dëshira është që ta vësh në zbatim. Ama e rëndësishm­e është sa i besueshëm jam unë te lojtarët. Po të jem i besueshëm në atë që shpjegoj apo bëj në stërvitje, me dëshirën e madhe që kanë futbollist­ët, atëherë mund të vijë rezultati. Kur futbollist­i e beson atë që unë i kërkoj dhe kupton që edhe rendimenti i tij personal rritet, atëherë unë mund të jem i rëndësishë­m për ata. Kështu, unë mundohem të propozoj idetë e mia në bazë të eksperienc­ës.

 ??  ?? Rrëzimi i Hysajt, dje gjatë ndeshjes me Torinon
Rrëzimi i Hysajt, dje gjatë ndeshjes me Torinon
 ??  ?? Trajneri i Kombëtares Edi Reja duke mbërritur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit nën shoqërinë e Hamdi Salihit, në stafin e tij ndihmës dhe Andi Verçanit
Trajneri i Kombëtares Edi Reja duke mbërritur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit nën shoqërinë e Hamdi Salihit, në stafin e tij ndihmës dhe Andi Verçanit
 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Edi Reja, gjatë konferencë­s së djeshme
FOTO: F.Hazisllari Edi Reja, gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania