Panorama Sport (Albania)

Hysaj dëmtim horror, Mavraj dhe Sadiku mbeten jashtë liste

Grumbullim­i për Turqinë e Moldavinë, ja risitë

- OLSI TUJANI

Në ditën kur trajneri Reja komentoi listën dhe zgjedhjet e tij, gjatë mbrëmjes së djeshme, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim horror. Të paktën pamjet kanë treguar një rënie brutale të mbrojtësit pas një dueli në ajër me Ansaldin e Torinos, teksa shkodrani ra në tokë me kokë duke shfaqur një pamje të rëndë, me qafën e cila ka pësuar të gjithë goditjen. Alarm në fushë dhe shqetësim nga të gjithë, teksa ishte vetëm minuta e 33-të, kur lojtari la fushën me barrelë. Napoli ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku komunikohe­t dëmtimi i rëndë dhe mungesa e sigurt në Kombëtare, por edhe fakti që do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë relativish­t të gjatë. "Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në kraharor. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologji­k, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasjej­e në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares", shkruan Napoli. Ndërkohë, për shkodranin ka folur edhe trajneri Karlo Ançeloti. "Ai ka një frakturë në një kockë dhe duhet të qëndrojë jashtë për disa ditë. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar", u shpreh Ançeloti. Kësisoj, trajneri Reja duhet të bëjë llogaritë edhe pa Hysajn dhe pritet që Balliu të vijë në grumbullim. Mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale: "Faleminder­it të gjithëve për interesimi­n. Falë Zotit jam mirë. Forca Napoli përgjithmo­në". Lista dhe mungesat

Trajneri Edi Reja, dje ka shpallur listën e futbollist­ëve, duke shpjeguar edhe risitë. Lindon Selahi dhe Taulant Seferi janë dy risitë për këto dy sfida. Dy ishlojtarë­t e U-21, që luajnë respektivi­sht te Trente në Holandë dhe te Ksamaks në Zvicër, janë thërritur për t'u testuar nga afër gjatë javës prej trajnerit të Kombëtares. Reja ka shpjeguar edhe se çfarë ka ndodhur me kapitenin Mërgim Mavraj dhe sulmuesin Armando Sadiku. "Unë kam folur me Mavrajn. Ka për të bërë një operacion në krah, sepse ka pasur probleme përgjatë gjithë kësaj periudhe. Më ka kërkuar pushim. Do ta rifitoj radhës tjetër, në nëntor. E di që do pyesni edhe për Sadikun. Me të kam folur të shtunën në mbrëmje dhe sot (dje) në mëngjes dhe më ka kërkuar pushim për probleme familjare. Më tha se ka disa gjëra të rëndësishm­e në familje dhe më kërkoi leje", ka deklaruar trajneri Reja dje. Në mbrëmje, ka ardhur edhe komunikimi nga Mavraj që ka shkruar nga spitali me dorë të fashuar, ku dukej që ishte kryer operacioni: "Shumë fat çuna"!

 ??  ?? Fragmentet e rrëzimit të Elseid Hysajt dje gjatë ndeshjes me Torinon
Fragmentet e rrëzimit të Elseid Hysajt dje gjatë ndeshjes me Torinon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania