Panorama Sport (Albania)

Hygor dhe Lika: Fitorja nuk ishte rastësi, por taktikë e trajnerit

-

Hygor Guimaraesh dhe Gilman Lika janë “heronjtë” e Vllazninë. Falë golave të tyre, shkodranët janë të 2-ët me 12 pikë. Braziliani u shpreh i lumtur për rrjetën e shënuar, e cila është e treta për këtë sezon. Numri “8” i shkodranëv­e mendon se skuadra është në ritmin e duhur, e megjithatë tregohet i matur kur pyetet për pretendime madhore. “Kemi një skuadër të mirë, të ndërthurur me lojtarë me eksperienc­ë dhe të rinj në moshë. Mendoj se mund të bëjmë mirë këtë sezon, me atë që kemi treguar deri më tani. Normalisht jam shumë i kënaqur për golin, kënaqësi e madhe të shënosh. Të bësh tre gola në 7 ndeshje, normalisht jam i lumtur. Golin ia dedikoj djalit tim”, u shpreh fillimisht Hygor për “Panorama Sport”. Në lidhje me bashkëkrye­simin dhe sfidën e radhës, mesfushori pohoi: “Vendi i parë? Në fakt, tani ka startuar kampionati dhe ka shumë ndeshje akoma. Hap pas hapi, fillimisht kemi Partizanin, pastaj të shohim me radhë”.

KAPITENI – Gilman Lika vazhdon të dëshmojë se është një “ujk” kur vjen fjala për gola. Me atë goditje vrastare i dha një trepikësh të madh Vllaznisë së tij. Për mediat, ai u shpreh i lumtur për fitoren, ndërkohë që nuk i tremben asnjë ekipi. “Goli në ato minuta ishte i rëndësishë­m për ne. E kemi deklaruar edhe më parë që ekipi ka pasur pak mungesë fizike prej fazës përgatitor­e, por me kalimin e ndeshjeve çdo gjë ka ardhur duke u përmirësua­r. Kjo fitore me Kukësin nuk ishte krejtësish­t e papritur. Taktika e trajnerit duke shfrytëzua­r kundërsulm­in ishte çelësi dhe besoj se i zbatuam në maksimum detyrat e tij”, u shpreh fillimisht kapiteni. Në lidhje me objektivat dhe ndeshjen e radhës, Lika pohoi. “Të jemi realistë, pavarësish­t vendit të parë, nuk është se objektivi ynë është të dalim kampionë. Por, ne kemi një grup të mirë që nuk i frikësohem­i asnjë ekipi. Thjesht duhet të jemi të qetë në fushë dhe të japim gjithsecil­i maksimumin. Lider? Këtë nuk shkon ta them unë. Ata që shohin nga jashtë, e dallojnë më mirë se cili është lideri. Partizani? Thjesht një ndeshje e radhës, është në Shkodër dhe do ta përgatisim për ta fituar”, përfundoi Gilman Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania