Panorama Sport (Albania)

Gjici i zhgënjyer: Stafi të reagojë sa nuk është vonë

“Tri humbje janë shumë. Vllaznia na mundi me dy raste”

- VLADIMIR MEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, u pa të dilte nga stadiumi shumë i mërzitur. Humbjen me Vllazninë duket se nuk e priste. Dhe zhgënjimin nuk ngurroi që ta shfaqte edhe teksa jepte intervistë­n për “Panorama Sport”. Numri një i klubit tregohet i matur dhe nuk kërkon të marrë vendime të nxituara, por kërkon nga skuadra e tij të reflektojë sa të mos jetë vonë. Sipas tij, tri humbje janë shumë dhe ndoshta në ndonjë situatë tjetër trajneri do të ishte shkarkuar. Por duket se loja që bëjnë e shpëton Duron edhe këtë javë... Nëse situata nuk ndryshon, atëherë masat do të jenë të pashmangsh­me.

President, një humbje që ndoshta nuk e prisnit...

Çfarë t’i bësh, kishim dy gola të sigurt, por nuk i realizuam dot. Pastaj, dihet që futbolli të dënon po nuk shënove.

Nga 21 pikë të mundshme, keni marrë vetëm 10. E mendonit një nisje kaq të dobët?

Jo, nuk e prisnim. Ekipi është aty...tani duhet stafi teknik të reagojë. Të reagojë stafi teknik bashkë me lojtarët, sepse realisht bëjnë lojë, prodhojnë, shkojnë deri te porta, por nuk shënojnë. Se ku është problemi, i takon stafit teknik ta zgjidhë.

Do të ketë ndonjë masë?

Nuk ka masë. Masat janë rezultati, por s’u arrit...

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për teknikun?

Nuk ka lidhje kjo. Tekniku me stafin e vet dhe bashkë me lojtarët duhet të reagojnë sa më shpejt, sa nuk

është vonë. I thonë tri humbje dhe për Kukësin është shumë. Për kaq javë është shumë. Sot (dje) kishim mundësi ta fitonin ndeshjen, nuk e fituan. Kundërshta­ri dy herë shkoi në portë, dy herë shënoi, ky është futbolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania