Panorama Sport (Albania)

Duro: Na goditën në momentin më të mirë, gabuan mbrojtësit

-

Kukësi u mposht nga Vllaznia dhe Shpëtim Duro u shfaq më shumë se i zhgënjyer. Në prononcimi­n pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”, trajneri i verilindor­ëve evidentoi gabimet. “Futbolli është i tillë. Do vlerësim në çdo komponent. Jam i zhgënjyer. Kishim punuar për të qenë të kujdesshëm. Do luanim ndaj një skuadre që do ishte e vendosur mirë. Na ndëshkuan në momentin tonë më të mirë. Me lojën që po zhvillonte skuadra, kisha bindjen se ishte diçka shumë e lehtë për t’u përfunduar. Ishim vendosur shumë keq, na goditën. Paaftësia e mbrojtjes sonë, pasi duhet të bënim faull taktik. Nuk rezultoi ashtu. Na goditën dhe fituan ndeshjen. Vllaznia kishte zgjedhur taktikën e saj. Në pjesën e dytë filluam ta qarkulloni­m topin më shpejt. Kur një skuadër mbrohet me shumë forca, është e vështirë të krijojë superiorit­et. Kishim shumë momente pozitive. E vështirë kur një skuadër mbron me shumë forca, të krijosh situata shënimi. U goditëm në momentin më të mirë, kur skuadra mund të shënonte golin e dytë. Kotobelli duhet të bënte faull taktik te goli i dytë. Çdo humbje të krijon probleme psikologji­ke. Akoma më shumë kur humbet në situata të tilla. Çunat janë shumë të mërzitur. Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe me kundërshta­rë shumë të mirë. Humbjet na krijojnë probleme. Na gëzon fakti që jemi në objektiva. Janë shumë skuadra me 1-2 pikë. Gara është e hapur. Objektivat i kemi para. Nuk ka përgjegjës­i portieri Xhika te goli i dytë. Në qoftë se do e shpëtonte, do ishte merita e tij. Përgjegjës­ia ishte e skuadrës që nuk duhet të lejonte sulmin e Vllaznisë”, përfundoi Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania