Panorama Sport (Albania)

Hidi: Tani na e kanë frikën, detyrim qëndrimi në Superiore

-

Portieri i Bylisit, Isli Hidi, u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen që u mbyll pa gola mes Laçit dhe ballshiotë­ve. Në mikrofonin e "SuperSport", Hidi u shpreh se Bylisi ka si objektiv qëndrimin në kategori, por tashmë që janë në vendin e parë.

Nuk po plakeni aq shumë?

Ne portierët, kjo është e mira jonë, kemi jetëgjatës­i më të madhe se të tjerët. Bëmë një ndeshje të mirë, duke parë renditjen dhe Laçin që donte fitoren. Në fund, jemi të kënaqur për këtë barazim. Trajneri nuk e pranon vendin e parë. Mund të pretendojë Bylisi më lart?

Futbolli ka të papritura, ne mundohemi të japim maksimumin çdo ndeshje. Kampionati ka edhe 29 javë të tjera, është herët. Bylisi po tregon se është ekip kompakt. Grupi dhe çunat dhanë më të mirën dhe deri në fund do të jemi një ekip simpatik.

Me cilin ekip e keni garën? Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdha. Ekipi që lufton më shumë dhe jep shpirtin, ka edhe karakterin për të bërë më mirë. Nuk e shoh fare klasifikim­in. Unë dhe skuadra duam pikët maksimale. Për ne është detyrim qëndrimi në Suedhe

periore dhe nëse kemi mundësi, do shohim edhe më lart.

Tani me pikë të barabarta me Teutën?

Jam i lumtur që deri tani kemi bërë mirë me Bylisin. I kam qejf sfidat, edhe vjet mora një risk me Teutën. Unë isha lojtari i parë që firmosa te Teuta. Kur të gjithë flisnin për Europë, nuk e besonin. Shpresoj ta bëj

me Bylisin këtë, për qytetin që jeton me futbollin.

Tani do jenë më të vështira gjërat…

Tani edhe ekipet e tjera nuk do na shohin si inferiorë. Edhe për ne bëhet më e vështirë, ekipet e tjera do mobilizohe­n më shumë. Për këtë jemi këtu, për sfida të reja të cilat i pëlqejmë dhe të dhurojmë emocione.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania