Panorama Sport (Albania)

Menaxheri i Asanit shpërthen ndaj Lerdës: Ke shkatërrua­r gjithçka

-

Në drejtimin e trajnerit Franko Lerda, Jasir Asani ka pësuar një transformi­m të madh, por jo në sensin e mirë. Në shtatë javë kampionat sulmuesi nga Shkupi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje të plotë dhe ndërrimet e shpeshta kanë bërë që të rritet pakënaqësi­a me trajnerin Franko Lerda. Zëvendësim­et periodike në këtë fillim kampionati dhe veprimet e tij, kur ka lënë fushën, kanë lënë të kuptohet se nuk ka qenë dakord me zgjedhjet e trajnerit. Gjithsesi, të pyetur publikisht si trajneri, por edhe vetë lojtari, e kanë mohuar se kanë pakënaqësi apo hatërmbetj­e me njëri-tjetrin. Por ai që nuk druhet të dalë dhe të shpërthejë është menaxheri i Jasir Asanit, Aleksandar Jovkov, i cili pas ndeshjes me Teutën ka bërë një reagim të fortë ndaj trajnerit të Partizanit. Ndaj Teutës Asani u zëvendësua që në minutën e 39-të, pasi me daljen e Romeros me karton të kuq, trajneri italian sakrifikoi sulmuesin nga Shkupi për të hedhur në fushë Bruno Telushin, i cili duhet të vinte rregullin në mesfushë. Pakënaqësi­në ndaj Lerdës e ka përforcuar menaxheri Aleksandar Jovkov, i cili në një postim në "Instagram", shpërthen ndaj teknikut të Partizanit. "Franko Lerda, jam mirënjohës për çdo gjë që ke bërë për Jasir Asanin, për 30-40 minutat gjatë ndeshjes. Ai ishte një nga liderët që arriti me Partizanin titullin kampion, pa ty si trajner me shumë kualitete. Shpresoj ta dish se ke shkatërrua­r gjithçka që është ndërtuar thellë nga zemra dhe shpirti. Bravo të qoftë", shkruan Aleksandar Jovkov. Sa për kujtesë, disa muaj më parë menaxheri Jovkov pati shpërthyer edhe ndaj trajnerit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, të cilin e kritikonte për mosthirrje­n e Jasir Asanit. Ky është thjesht një reagim i menaxherit, i cili nuk është dakord me trajtimin që i bëhet klientit të tij. Ndërsa një ditë pas asaj që ndodhi me Teutën, ku u zëvendësua që në minutën e 39-të, dje Asani ka preferuar që të jetë pranë "demave", ku si tifoz ka ndjekur paraqitjen e Partizani B në derbin me Tiranën B, takim i cili u zhvillua në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania