Panorama Sport (Albania)

Halili-Mema, në mes janë paratë

Numri një i stolit është i bindur që Tirana mund të dalë nga kriza e rezultatev­e

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Ardian Mema janë shumë afër dhe shumë larg njëkohësis­ht. Trajneri dhe bardheblut­ë janë drejt ndarjes dhe ditët në vazhdim, që janë pushim, do të qartësohen shumë gjëra. Fakt është se trajneri i bardhebluv­e nuk pëlqehet më nga presidenti Refik Halili dhe stafi drejtues. Përplasje ka pasur gjatë gjithë kohës, me drejtuesit që duan dikë tjetër në krye të skuadrës. Kjo u pa qartë pas derbit ku presidenti foli kundër trajnerit dhe lojtarëve. Në fakt, edhe pse ishte e diel dhe nuk pritej ndonjë gjë e madhe, një gjë është e sigurt. Edhe dënimi i Hoxhallari­t është një tjetër goditje për Memën, që tha publikisht se vendimi ishte i klubit, jo i tiji. Palët janë larg njëratjetr­ës. Një ulje e presidenti­t mund të ndryshonte gjërat, por nga ana tjetër Refik Halili nuk po merr hapin vendimtar të shkarkimit të Memës. Dhe po të kthehesh pas në kohë, është e njëjta histori si me Ze Marian. Presidenti kërkonte ta largonte trajnerin, por nuk e shkarkonte, sepse në mes ishin... paratë. Ashtu si në rastin e braziliani­t, edhe në rastin e Ardian Memës, Halili nuk do të largojë trajnerin dhe të paguajë faturën financiare, që do të thotë se nëse Tirana shkarkon Ardian Memën, duhet të paguajë edhe rrogën e trajnerit, si në çdo vend të botës. Halili i ka lënë të kuptohet Memës që duhet të largohet vetë.

Nga ana e vet, Mema duket se nuk jep dorëheqjen

dhe kjo është më se normale, pasi ai mendon se çdo skuadër mund të kalojë momente të këqija. Në mes janë rreth 40 milionë lekë rrogë e trajnerit (pa stafin) që Halili duhet t'i nxjerrë nga xhepi nëse largon Memën. Shkurt, "patatja e nxehtë" është në dorë të trajnerit, që ka të gjitha të drejtat e botës të besojë se skuadra mund të dalë nga kriza.

Refik Halili ndoqi të njëjtën taktikë edhe një vit më parë me Ze Marian. Ai nuk e shkarkonte, por i kërkonte

NGJASHMËRI­TË

dorëheqjen. Braziliani u lodh me këtë situatë dhe vendosi që me Tiranën të prishte kontratën me konsensus dhe të largohej nga Shqipëria. Për çudi asokohe ishte kampionat i ndalur prej Kombëtares dhe në krye u emërua pikërisht Ardian Mema.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania