Panorama Sport (Albania)

Festa e Higuainit: Çfarë karakteri

“Pankina është zgjedhje e trajnerit. Duam të fitojmë në çdo kompeticio­n”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Idha goditjen e KO-së Interit. Dhe me të drejtë, Gonzalo Higuain shijon momentin. “Sot (dje) u pa një paraqitje e madhe e Juventusit kundër skuadrës që është shfaqur më solide deri në këtë pikë”, është shprehur argjentina­si për mikrofonat e mediave italiane. Treguam në fushë karakter dhe vendosmëri. Për fat, në fund erdhi edhe fitorja”. Higuain nuk ishte mes 11shes titullare të përzgjedhu­r nga Mauricio Sarri: “Unë në stol? Janë vendime që merr trajneri. Më vjen mirë që Dibala shënoi. Unë në atë moment ndodhesha jashtë fushës, kur u aktivizova u përpoqa të ndihmoja skuadrën dhe ia dola. Përpiqem gjithmonë të jap maksimumin. Është një start i mirë i sezonit dhe duhet të qëndrojmë të qetë, në mënyrë që të bëjmë mirë në të gjitha kompeticio­net”.

“INTERI, SKUADRA MË SOLIDE” - Pas një fillimi të vështirë, në një ndeshje të bukur, bardhezinj­të arritën të rimarrin kontrollin e lojës dhe duke fituar kanë parakaluar rivalin duke marrë kreun e klasifikim­it: “Më pëlqen mënyra sesi e përballuam, Interi nuk duhet harruar që është skuadra që kishte regjistrua­r gjashtë fitore në gjashtë ndeshje. Ne treguam karakter, vetëbesim dhe arritëm të merrnim tri pikët. Nuk munda të luaj që nga nisja, por po prisja momentin për të hyrë në fushë. Arrita të shënoj dhe ndihem i lumtur, me ndihmën e pjesës tjetër të skuadrës tani jemi të parët në renditje”.

PAUZA - Porta e “San Siro”-s është ogur i mirë për argjentina­sin, i cili edhe në 2018-ën realizoi rrjetën që faktikisht i dorëzoi titullin Juventusit: “Përpiqem gjithmonë të jap maksimumin tim”, ka përfunduar Higuain. “Duhet të kompliment­ohem

edhe me ekipin për paraqitjet që po realizojmë. Nuk duhet të harrojmë se janë vetëm ndeshjet e para dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Tani kemi një pauzë, e nevojshme për t’u mobilizuar për ndeshjet që na presin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania