Panorama Sport (Albania)

Konte: Juvja, tjetër planet

"Pas daljes së Sensit humbën busullën, duhet të rritemi ende si grup"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas humbjes kundër Ju ventusit, Antonio Konte i përulet forcës së ishskuadrë­s së tij dhe shtyn futbollist­ët zikaltër që të punojnë edhe më shumë në vazhdim. "Kompliment­e Juventusit, pasi konfirmoi se është një skuadër e një tjetër kategorie, e një tjetër planeti dhe për momentin nuk mund të krahasohem­i me ta. Juventusi, siç e kam thënë edhe në fillim të sezonit, është një grataçelë dhe për ne do të jetë e vështirë që të zerojmë diferencat në më pak se dy tri vite. Futbollist­ët e mi dhanë gjithçka dhe nuk mund t'i kërkoj asgjë tjetër. Thjesht, ne kemi ende shumë rrugë për të bërë nëse duam që të jemi në nivelin e Juventusit".

Në të njëjtën kohë, trajneri i Interit nënvizon gjithashtu se

MUNGESA E SENSIT

limitet e skuadrës të tij ekzistojnë, duke parë që varet shumë nga një lojtar i vetëm. "Pas daljes nga fusha e Sensit humbëm totalisht fillim... Për disa momente humbëm busullën e lojës, bëmë shumë gabime, por e ritheksoj, dhamë gjithçka në fushë dhe nuk mund

të bënim asgjë më shumë. Gjithsesi, ato që më ngrohin janë numrat e ndeshjes, të cilat saktësojnë se ishte një duel i ekuilibrua­r, ndonëse nga ana e eksperienc­ës Juventusi as që mund të krahasohet me ne. Interi është një skuadër e re, e cila ka nevojë që të rritet. Dhe për t'u rritur duhet punuar edhe më shumë sesa kemi bërë deri në këtë moment. Për momentin është e kotë që të mendojmë apo akoma më keq të provojmë që të matemi me Juventusin. Diferencën e bëri mbi të gjitha aspekti psikologji­k, pasi Juvja u tregua e duruar derisa gjeti momentin për të na goditur. Për një skuadër si ata është normale që tashmë të fitojnë edhe duke mos dhënë 100 për qindëshin, ndërsa ne duhet të zbresim dhe të vrapojmë gjithmonë me 200 kilometra në orë nëse duam që të ngushtojmë diferencën me Juven. Për Interin që kërkon të rikthehet sa më shpejt aty ku i takon nuk ka rrugica të shkurtra për të ndjekur. Duhet ta bëjmë të plotë rrugën e rritjes kolektive", përfundoi trajneri i Interit.

 ??  ?? Antonio Konte
Antonio Konte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania