Panorama Sport (Albania)

Hazard u zgjua: Kam dëgjuar shumë thashethem­e këto kohë

Belgu gjeti golin e parë me fanellën madrilene

-

Madridi po e priste me padurim yllin e tij dhe ai shkëlqeu kundër Granadës. Eden Hazard gjeti golin e parë me fanellën e Realit, ashtu siç ai di të shënojë, me një gol mahnitës dhe spektakola­r. Të tjerët e kishin kritikuar, por edhe ai vetë ishte autokritik, duke thënë se priste më shumë në këtë fillim sezoni. Tani që e gjeti rrugën e rrjetës, Zinedin Zidan shpreson që Hazard ta marrë për dore ekipin në momentet e vështira dhe ta udhëheqë jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve. Hazard ka folur vetë për situatën dhe thotë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar shumë gjëra, por ai ka vendosur të qëndrojë i heshtur. GOLI - “Goli i parë është gjithmonë i vështirë, por pastaj gjen besim dhe të jep forcë për të ardhmen. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola në të ardhmen për këtë klub të madh. Është shumë e rëndësishm­e që një sulmues të shënojë. Kërkova që të shënoja në mënyrë speciale dhe ishte gol interesant. Jam i lumtur për veten, por mbi të gjitha për ndeshjen që bëri e gjithë skuadra. Duhet të ishim më të përqendrua­r, por në fund fituam dhe kjo ka më shumë rëndësi nga gjithçka tjetër”. KRITIKAT - “Njerëzit vetëm kanë folur gjatë kësaj kohe dhe unë kam qëndruar i heshtur dhe kam dëgjuar. Por e rëndësishm­e ishte që

shënova dhe kjo vlen më shumë se gjithçka. Shpresoj që të jetë thjesht goli i parë i shumë të tjerëve që do të vijnë në të ardhmen”. GRANADA - “Është një skuadër shumë e fortë, për këtë fakt janë të dytët në kampionat. Ne dhamë gjithçka në fushën e lojës, por ka gjithmonë vend për t’u përmirësua­r”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania