Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Është ende shumë shpejt për t'u dorëzuar

Trajneri i Sitit: Do ta harrojmë këtë ndeshje negative, u nervozuam në një ditë të keqe

-

Pep Guardiola e pranon se skuadra e tij nuk ishte në një ditë të mirë dhe se u nervozua në fushën e lojës. Trajneri spanjoll thotë se lojtarët e tij nuk ishin të qetë dhe u nervozuan duke mos dalë kurrë në lojën që dinë të bëjnë. Ai gjithashtu vlerësoi kundërshta­rin për mënyrën se si e kishte përgatitur ndeshjen, duke qëndruar në mbrojtje dhe duke tentuar kundërsulm­in. "Nuk ishte dita jonë më e mirë. E nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe na duhet të ishim shumë të duruar për ta fituar atë. E dinim sa mirë mbrohej kundërshta­ri dhe mënyrën se si do të luante. I lamë që të bënin 2 kundërsulm­e dhe kjo e ndërlikoi lojën tonë. U bëmë nervozë më shumë sesa duhet dhe e kishim të vështirë që të krijonim shanse për të shënuar. Kishim probleme me kundërsulm­et dhe në fund rezultoi një ditë shumë e keqe për ne", tha fillimisht trajneri i Mançester Sitit. Pep pranon se Uolvesi e vuri në vështirësi falë taktikës që kishte përzgjedhu­r për këtë ndeshje dhe mbrojtjes së hekurt. "Ata u mbrojtën shumë mirë. Luajtën me topa të gjatë dhe kryesorja për ta ishte të mos pësonin. Pastaj gjenin hapësira për të na vendosur në vështirësi. Janë një skuadër e fortë fizikisht, por edhe e fortë në të gjitha aspektet. Ne i dinim kualitetet e tyre dhe mënyrën se si i shënojnë golat. Nuk ishim

të organizuar sa duhet, humbëm topa dhe pozicionet në fushë. Këto gabime rezultojnë fatale në fund", vazhdoi më tej trajneri katanalas. Ai pranon se nuk do të dorëzohen, por do të luftojnë dhe të punojnë për t'u rikthyer menjëherë te fitoret. "Ne kishim 2 shanse, në njërin prej tyre goditëm traversën. Ata bënë realisht mirë. Ne nuk do të dorëzohemi. Është shumë shpejt për të bërë llogari, por do të punojmë dhe do të rikthehemi sërish në fushën e lojës për të provuar. Jam i bindur që ekipi do të përmirësoh­et dhe do ta harrojë menjëherë këtë performanc­ë negative", përfundoi Guardiola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania