Panorama Sport (Albania)

Vjen titulli i 8-të, ‘cikloni’ Markez përpin Tajlandën

26-vjeçari "vret" konkurrenc­ën, kampion 4 gara para fundit

- ARTIN LLESHAJ

Super-Mark Markez! Spanjolli i Hondës fitoi dje titullin e tetë kampion në karrierë dhe të gjashtin në Moto GP, pas suksesit që arriti në Çmimin e Madh të Tajlandës, aty ku sistemoi në xhiron e fundit një Fabio Kuartararo në formë të shkëlqyer. 26-vjeçari e mbyll kështu llogarinë e kampionati­t katër gara para përfundimi­t. Në podium u ngjit edhe Maverik Vinjales me Yamahan zyrtare, ndërkohë që ngriti flamurin e bardhë Andrea Doviciozo duke u renditur në vendin e katërt. Valentino Rosi regjistroi zhgënjimin e radhës duke mos mundur të shkojë më shumë se vendi i tetë. Titulli kampion ishte vetëm çështje kohe, por Markez nuk shpërdoron asgjë duke e shfrytëzua­r "match point"-in që në rastin e parë, për të kurorëzuar një sezon të dominuar në çdo aspekt. 9 fitore, 4 vende të dyta në 15 gara flasin qartë për superiorit­etin e jashtëzako­nshëm që spanjolli ka arritur të tregojë në këtë sezon kundrejt rivalëve, me një motor si asnjëherë më parë më shumë se në këtë edicion duket i ndërtuar

në perfeksion për të. Edhe në Buriram Markez nuk ka mëshirë për askënd duke thyer dhunshëm Fabio Kuartararo­n, që kishte dominuar gjatë gjithë kohës. Me këtë sukses Markez barazon Rosin me 6 tituj në Moto GP, ndërkohë që është vetëm një hap larg tij në titujt e të gjitha

kategorive, ku Rosi kryeson me 9. Doviciozo provoi ta shtynte festën e rivalit të tij, por për të tretin vit radhazi është i detyruar t'i nënshtrohe­t fenomenit Markez. Në garën e djeshme italiani i Dukatit krijoi fillimisht përshtypje­n që do të ishte në gjendje të konkurront­e, por s'mundi të

shkonte më shumë se vendi i katërt. Nëse Markez po mahnit çdo vit e më shumë, me pilotin tjetër të Hondës, Horge Lorencon, po ndodh krejtësish­t e kundërta. Spanjolli edhe dje ishte në një formë shumë të dobët dhe u rendit në vendin e 18-të, gati një minutë pas kolegut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania