Panorama Sport (Albania)

Tosku: Po na ndëshkojnë individë të papërgjegj­shëm

- Fatmir Ahmeti

Skuadra e Shkumbinit ka pësuar disfatën e parë në kampionat përballë Korabit, por përtej humbjes, ajo që i ka zhgënjyer më shumë drejtuesit e klubit peqinas ka qenë pritja aspak e mirë që u kanë rezervuar futbollist­ët dhe sportdashë­sit vendës, si dhe papërgjegj­shmëria e treshes së gjykimit. Në një prononcim për "Panorama Sport", kryebashki­aku i Peqinit, Lorenc Tosku, i cili është jo vetëm në rolin e presidenti­t, por edhe si një ndjekës i rregullt i ecurisë së skuadrës në këto 4 javë kampionat, shpreh indinjatën e tij për ofendimet në kor të tifozëve dibranë, dhunës jashtë kuadrit të futbollit dhe neglizhenc­ën e gjyqtarëve. "Pikësëpari, më duhet të them se kam mbetur mjaft i indinjuar nga pritja aspak e mirë që i është bërë skuadrës sonë në Peshkopi, pasi nuk mundet kurrsesi një ndeshje futbolli të kthehet në një arenë të dëmtimit të lojtarëve tanë me të gjitha mënyrat dhe jashtë kuadrit të lojës korrekte. Sikur të mos mjaftonte loja e rëndë, në mënyrë të pakuptimtë kanë vërshuar në drejtim të stafit dhe lojtarëve tanë ofendime në kor, a thua se ishte një finale Kupe apo ku di unë. Nga ana tjetër, nuk mund të konceptohe­t edhe papërgjegj­shmëria e treshes së gjyqtarëve, të cilët në mënyrë flagrante lejuan që loja e rëndë t'i kalonte të gjitha limitet. Ata nuk morën masa ndëshkuese gjatë ndeshjes dhe këta janë individë që duhen dënuar nga FSHF-ja sa nuk është vonë. Në fakt, si kryetar bashkie, këtë sezon jam munduar të vendos standarde të reja në klubin e Shkumbinit dhe kjo është parë qartë në tri ndeshjet që kemi zhvilluar në fushën tonë, ku skuadrat mike janë pritur siç duhet, kanë luajtur futboll dhe kanë marrë atë që kanë merituar. Madje, më duhet të shtoj se ndonjë arbitër i papërgjegj­shëm këtë mikpritje e ka shfrytëzua­r edhe në kurrizin e skuadrës sonë, pasi nuk jemi gjykuar drejt. Në këtë kontekst, i bëj thirrje federatës që t'i monitorojë gjyqtarët, pasi janë pikërisht këta individë me fanella të verdha, të cilët marrin përsipër në mënyrë të turpshme që ta dënojnë një skuadër apo një tjetër. Ne do të vijojmë me punën tonë korrekte, por këtë korrektësi e kërkojmë nga të gjitha instancat e futbollit, në mënyrë që ky sport t'i shërbejë lojës dinjitoze në fushë dhe afrimit të sportdashë­sve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë", tha ndër të tjera kryebashki­aku Lorenc Tosku. Mjaft i indinjuar nga ajo çfarë ndodhi në Peshkopi ka mbetur edhe trajneri Sokol Branica, i cili, edhe pse njihet për natyrën e tij të qetë, nuk e ka pritur aspak atë sjellje aspak të hijshme të sportdashë­sve të Korabit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania