Panorama Sport (Albania)

Vjehrra kërcënon Paulo Dibalën: E dua të vdekur

E ëma e të fejuarës: Doja ta vrisja që ma mori vajzën...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Paulo Dibala është rik thyer që të jetë njeriu i momentit te Juventusi, duke lënë në hije madje edhe një si Kristiano Ronaldo, pas golit dhe ndeshjes fantastike që bëri ndaj Interit. Sulmuesi argjentina­s është lojtari më i kërkuar për intervista në ditët e fundit dhe në një të radhës të dhënë për “Corriere” nuk ngurron që të thumbojë në distancë edhe ish-trajnerin: “Në vitet e kaluara me Masimilian­o Alegrin kemi bërë disa gjëra mjaft të mira, por tashmë me Sarrin jemi një skuadër shumë herë më ofensive dhe kjo dallohet qartë. Madje, ju siguroj se Juventusi i vërtetë i këtij sezoni është ai që u pa në 60 minutat e para kundër Napolit (shënuan 3 gola dhe bënë një lojë spektakola­re), por edhe ai që të gjithë shijuam në ‘San Siro’ kundër Interit. Dhe këto ide loje janë pikërisht ato që unë prisja që të zbatoheshi­n një ditë te Juventusi, për këtë arsye nuk doja të largohesha në verë. Madje, si unë, ashtu sikurse Higuaini refuzuam çdo ofertë që na erdhi, pasi ishin skuadra që unë nuk doja kurrsesi të luaja, nuk doja të firmosja për ata. Unë kam dashur të qëndroj gjithmonë te Juventusi, sepse pavarësish­t mjaft gjërave që u folën në verë, unë dhe Higuaini donim të qëndronim që të flisnim në fushë me fakte, siç bëmë që të dy kundër Interit”, nënvizoi numri 10 bardhezi.

E VJEHRRA – Por edhe pse Paulo i ka pasur gjithmonë me vete tifozët, duket se ai nuk ka një marrëdhëni­e të mirë me të ëmën e të fejuarës, modeles dhe këngëtares Oriana Sabatini. “E urrej Paulon me shpirt dhe nuk ia fal kurrë që ma mori vajzën në Europë, - shprehet Katerin Fulop. – Sa herë që komunikoj me Paulon, ia nënvizoj se e urrej, ndërsa ai më përgjigjet se po kujdeset shumë për Orianën. Tashmë u bë një vit që ata jetojnë në Torino, por sinqerisht doja ta vrisja. Pasi u transferua në Itali m’u deshën 4 muaj që ta shihja dhe diçka e tillë ishte e vështirë që të kapërdihej. Ishte një fazë e vështirë e jetës sime, - vazhdon e ëma e të fejuarës së Dibalës, e cila në lidhje me videon e fundit muzikore të Orianës, ku ajo puth një vajzë tjetër nënvizon: – Nuk mbeta aspak e habitur. Madje më pëlqen që Oriana të ndihet e lirë dhe të bëjë gjithçka do”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania