Panorama Sport (Albania)

Konte turfullon, Marota gati t'i dhurojë Manxukiçin

E BUJSHME/ Marota kërkon të transferoj­ë kroatin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pas dy humbjeve rad hazi kundër Barce lonës dhe Juventusit, në shtëpinë e Interit është momenti i reflektimi­t. Humbjet e ardhura në minutat e fundit të dy ndeshjeve të luajtura mjaft mirë duhen analizuar për të nxjerrë përfundime­t. Puna e bërë nga Antonio Konte është e shkëlqyer, por për të ardhmen duhen marrë disa përgjigje të rëndësishm­e nga disa lojtarë të ndryshëm që nuk konsideroh­en pjesë e titullarëv­e. Për të shpjeguar këtë koncept ishte vetë trajneri zikaltër, i cili pas humbjes me Juventusin analizoi situatën. “Kemi një skuadër me 22 futbollist­ë, ata që luajnë duhet të japin përgjigjet e duhura në fushën e lojës. Në këtë aspekt duhet të përmirësoh­emi dhe të jemi të zotët që të përfshijmë sa më shumë lojtarë të tjerë që duhet të jenë gati në çdo moment dhe të na japin mundësinë që herë pas here të bëjmë ndonjë rrotacion. Problemi në fakt qëndron te pazëvendës­ueshmëria e elementëve të rëndësishë­m si Sensi, Barela, Brozoviç, Shkrinjar dhe De Vraj. E thënë me fjalë të tjera, Konte pret akoma më shumë nga lojtarët që deri tani kanë luajtur shumë pak, një diskutim që shkon për dy lojtarët e krahëve Lazaro dhe Biragi, por edhe mesfushorë­ve Vesino dhe Galjardini. Në mbrojtje Ranokia dhe Bastoni janë ata që duhet të mundësojnë çlodhjen e të tjerëve. Për të qenë kompetitiv në të gjitha kompeticio­net

dhe për të luftuar në tri fronte pas pushimeve të kombëtarev­e, do të duhen disa zëvendësim­e. Problemi është që këta të fundit nuk janë në lartësinë e titullarëv­e, ose nuk janë alternativ­a të vlefshme. Për këtë arsye shumë lojtarë do të jenë nën vëzhgim gjatë këtyre

2 muajve dhe në janar mund të ketë ndryshime rrënjësore dhe një tjetër sforco nga “Suning” për t’iu afruar sa më shumë Juventusit edhe në organikë. Emrat që qarkullojn­ë janë ata të Vidalit nga Barcelona dhe Milinkoviç-Saviçit nga Lacio. Duhen miliona për t’i

afruar, por Marota do të bëjë një sforco për të kënaqur Antonio Konten.

MANXUKIÇ- Interit i mungon realisht një zëvendësue­s ideal për Romelu Lukakun, me karakteris­tika të njëjta si belgu. Numerikish­t 4 sulmues janë në skuadër, por askush i

gjatë dhe me forcë fizike si Lukaku. Për këtë arsye Konte donte Jorenten, por spanjolli përfundoi te Napoli. Zgjidhja për këtë problem mund të vijë nga Juventusi. Mario Manxukiç ka përfunduar në listën e dëshirave të Interit dhe Bepe Marota do të bëjë gjithçka për

të transferua­r kroatin në Milano. Një mision shumë i vështirë duke parë marrëdhëni­et jo të mira me Paratiçin. Kjo nuk do të thotë se Marota nuk do të bëjë një lëvizje, sepse kroati ka mbetur i pakënaqur me faktin që Juventusi e la jashtë listës së Champions-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania