Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, kriza e Realit është... gënjeshtar­e

Kapiteni donte të justifikon­te shokun e skuadrës

-

Kartoni i kuq i Osman Dembelesë kundër Sevijes është bërë çështje te Barcelona, sepse francezi rrezikon që të humbasë "El Clasico"-n kundër Realit të Madridit nëse do të bëhet objekt i Komisionev­e të Disiplinës. Dembele i tha arbitrit Mateu Lahoz: Je shumë i keq. Gjyqtari nuk e fali dhe vendosi që ta largonte me karton të kuq francezin kur duheshin edhe 2 minuta nga fundi i ndeshjes. Kapiteni Lionel Mesi donte ta mbronte shokun e tij dhe i tha arbitrit që nuk dinte gjuhën dhe kjo gjë ia bën të vështirë komunikimi­n, prandaj fraza e tij nuk ishte e duhura. "Nuk di të flasë ai. Nuk e kishte në atë kuptim. Ai nuk di të flasë", ishin fjalët e Leo Mesit në drejtim të Mateu Lahoz. ARAUJO- Ronald Araujo ishte një tjetër protagonis­t i fitores së Barcelonës kundër Sevijes pasi edhe ai u ndëshkua me karton të kuq. As nuk e kishte menduar që do të luante në këtë sfidë, por Valverde e aktivizoi. Ai ishte shumë i emocionuar, por bëri një ndeshje pozitive deri në momentin që Lahoz e ndëshkoi me kartonin e kuq. Megjithatë, edhe tani që kanë kaluar disa ditë nga ajo ndeshje, Araujo thotë se nuk shkaktoi faull kundër Çiçaritos dhe vendimi i arbitrit ishte i pakuptuesh­ëm. "Jam 100% i bindur që nuk shkaktova faull në ndërhyrjen ndaj Çiçaritos. Në momentin që fitova kohën dhe duelin me të, ai vendosi të rrëzohej", thotë Araujo. Mbrojtësi i Barcelonës foli edhe për momentin që po kalon. "Jam përshtatur me qytetin. Është bukur këtu, gjithçka perfekte deri tani. Suarez më ka ndihmuar shumë, por edhe Mesi. Tani do të rikthehem të punoj me ekipin e të rinjve, por jam gati sa herë trajneri Valverde do të vendosë që të më afrojë dhe të jap kontributi­n tim për Barcelonën", ka thënë Araujo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania