Panorama Sport (Albania)

Mensah: Si i fala Partizanit 15 mijë euro

Sulmuesi ganez: Nuk kthehem më në Shqipëri, nga të kuqtë ika prej trajnerit Lerda

- ILIR CARA

Emanuel Mensah ishte një nga kontribuue­sit te Partizani në fitimin e titullit kampion në sezonin e fundit. Për shkak të paraqitjes së mirë, klubi i kuq i ofroi rinovimin sulmuesit ganez pas përfundimi­t të edicionit, por me ardhjen e trajnerit Franko Lerda, ujërat u trazuan gjersa sollën "divorcin" mes palëve. Edhe me italianin Mensah e nisi si titullar aventurën në

Emanuel Mensah ishte një nga kon tribuuesit te Partizani në fitimin e titullit kampion në sezonin e fundit. Për shkak të paraqitjes së mirë, klubi i kuq i ofroi rinovimin sulmuesit ganez pas përfundimi­t të edicionit, por me ardhjen e trajnerit Franko Lerda, ujërat u trazuan gjersa sollën "divorcin" mes palëve. Edhe me italianin Mensah e nisi si titullar aventurën në Champions ndaj Karabakut, ku luajti 58 minuta në ndeshjen e parë dhe një javë më pas përfundoi në stol, për të vijuar në tribunë në duelet ndaj Sherif Tiraspolit. Metamorfoz­a e ganezit ishte e çuditshme, pasi nga titullar doli jashtë planeve, aq sa për dy javë nuk u la të stërvitej me grupin nga trajneri Lerda. Kjo bëri që Mensah të kërkonte largimin dhe në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" 25-vjeçari tregon edhe rrugën se si e fitoi lirinë. Mensah pohon se trajneri nuk i dha asnjë arsye për trajtimin që i bënte dhe iu desh që të linte pa marrë premion e titullit dhe rrogën e muajit të fundit. Ky është çmimi i lirisë së Mensah, i cili sqaron edhe zërat që e lidhën me Tiranën. Në fund ai deklaron se mbase nuk kthehet kurrë më që të luajë në Shqipëri. Rroga e ganezit te Partizani mësohet se ka qenë afro 4500 euro në muaj në fillim dhe pas rinovimit ka shkuar te 5 mijë euro. Ndërsa premioja që Mensah duhet të përfitonte për fitimin e titullit kampion mësohet se ka qenë te 10 mijë eurot. Me një llogari të përafërt, i bie që Emanuel Mensah i ka falur 15 mijë euro Partizanit për të dalë futbollist i lirë.

Mensah, mund ta dimë arsyen pse u larguat nga Partizani, kur pas fitimit të titullit kishit rinovuar me të kuqtë?

U largova nga Partizani për shkak se trajneri nuk më donte. Ai më nxori jashtë planeve të skuadrës, madje as nuk më lejonte që të stërvitesh­a me shokët e ekipit. Përpos këtij trajtimi, trajneri kurrë nuk ma tregoi arsyen, madje as që e mori mundimin edhe të fliste.

Jeni shprehur se Partizani nuk ju ka paguar ju. Si është e vërteta dhe sa ju detyrohen?

Po, ata refuzuan që të më jepnin mua premion e titullit dhe rrogën e muajit të fundit. Kjo është ajo që më mbajtën.

Jeni ankuar diku në klub për pagat e pashlyera apo e keni dërguar çështjen në FIFA?

Kjo është një çështje e mbyllur për mua.

Për çfarë arsyesh keni hequr dorë nga ato pagesa?

Unë doja të dilja lojtar i lirë dhe të vazhdoja të luaja diku tjetër, pas mënyrës se si më trajtuan. Duke ditur se si u sollën me mua në periudhën e fundit, nuk mund të qëndroja më te Partizani. Besoj se kjo ishte e mjaftueshm­e për t'u larguar, pasi për dy javë nuk më lejuan që të stërvitesh­a me skuadrën. Kështu që, nuk doja t'i hyja kësaj çështjeje të pagesave, pasi më duhej dokumentac­ioni për të dalë lojtar i lirë.

Pra, hoqët dorë nga detyrimet vetëm për të dalë i lirë?

Në atë situatë që isha unë nuk mendoja për paratë, pasi nuk isha i lumtur dhe dëshiroja të ndryshoja ambient.

Tani që jeni larguar, mund të na sqaroni për zërat që ju lidhnin në merkaton e janarit për një kalim të mundshëm te Tirana?

Nuk është tamam ashtu. Kërkesën për largim nuk e kisha që të kaloja nga Partizani te Tirana, por doja të largohesha nga Shqipëria që të luaja diku tjetër.

Jeni kthyer për të luajtur në Sllovaki. Në të ardhmen e mendoni të riktheheni sërish në Shqipëri?

Po, është e vërtetë që jam rikthyer në Sllovaki, një vend që e njoh mirë. Sa i përket rikthimit në Shqipëri, nuk di çfarë të them për momentin. Ndoshta jo, nuk kthehem më.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania