Panorama Sport (Albania)

Shkëndija e Tetovës i beson stolin Ernest Gjokës

"Jam i gatshëm për këtë sfidë, synojmë të arrijmë grupet në Kupat e Europës"

-

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës dhe nga dje trajneri kryeqyteta­s ka nisur punën me kuqezinjtë. Ish-trajneri kampion me Kukësin është prezantuar fillimisht nga klubi tetovar, ku edhe ka firmosur kontratën dhe pasdite 49vjeçari ka veshur uniformën dhe ka kryer seancën e parë me ekipin. Gjoka bëhet trajneri i dytë nga Tirana, pas Shpëtim Duros, që drejton kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut. Te Shkëndija ish-trajneri i disa skuadrave në Shqipëri gjen një njohje të vjetër, mbrojtësin Gledi Mici. Ernest Gjoka zëvendëson Qatip Osmanin e larguar disa javë më parë, teksa postin e trajnerit kohët e fundit e mbante provizoris­ht Erhan Selimini. Në prononcimi­n e parë si trajneri kuqezinjve nga Tetova, Gjoka ka shprehur optimizëm dhe beson në përmbushje­n e objektivav­e, ku synon të arrijë edhe grupet në Kupat e Europës.

PRONONCIMI I GJOKËS - "Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija, që mbi të gjitha është një klub profesiona­l dhe i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypje­t e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do të kem sot t'i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champions", u shpreh fillimisht trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës , Ernest Gjoka, i cili më pas pohoi se e njeh skuadrën. "Sigurisht, kam disa kohë që e ndjek Shkëndijën. Më bën përshtypje organizimi, sepse nëse duam të bëjmë një skuadër elitare në radhë të parë duhet të kemi një klub elitar që të ketë institucio­net e saj dhe t'u përgjigjet në çdo moment kërkesave të skuadrës. Kështu që duke pas një klub elitar mendoj se edhe skuadra është rritur shumë këto dy vitet e fundit. Gjithsesi, unë mendoj se Shkëndija e ka gjithë potenciali­n e saj për të arritur ambiciet e mëdha që ka", u shpreh trajneri Gjoka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania