Panorama Sport (Albania)

Gjermania kundër Argjentinë­s, Lëv: Testoj të rinjtë

"Kemi shumë mungesa, nuk më intereson rezultati"

-

Sot në orën 20:45 ko mbëtarja gjermane do të zbresë në fushë ndaj Argjentinë­s në "Signal Iduna Park" të Dortmundit. Trajneri i "pancerave" u shpreh në konferencë­n për shtyp se ndeshja ndaj bardhekalt­ërve është një test i mirë përpara sfidës në Talin ndaj Estonisë.

Si do të rreshtohet skuadra ndaj Argjentinë­s, nisur nga mungesat e shumta?

Situata nuk është optimale, ndaj kam thirrur në skuadër Koh dhe Rudi, të dy lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme (sot). Verner pritet të vijë ditën e ndeshjes, gjendja gripale është përmirësua­r. Ai së bashku me Tah do të jenë në gatshëm për ndeshjen me Estoninë, ajo na intereson më shumë. Gyndoan nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi muskulor. Shpresojmë që ai të rikuperohe­t në ditët në vazhdim. Rojs ka një dhimbje në gju dhe gjithashtu nuk është planifikua­r në sfidën e nesërme (sot).

Ju shqetëson kjo gjendje?

Është një situatë jo e këndshme. Kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar që nuk mund të luajnë me skuadrën. Pres nga lojtarët që do të luajnë në ndeshjen ndaj Argjentinë­s të tregojnë aftësitë e tyre. Momenti më i mirë për ta.

Sa do të ndikojë në lojë?

Jemi në një fazë delikate për sa i përket rritjes së skuadrës. Kombëtarja nuk funksionon si klub. Kemi shumë pak mundësi për t'u stërvitur me njëri-tjetrin dhe për të vënë në zbatim idetë tona të lojës. Skuadra po bënte mirë, por tani ajo është përgjysmua­r dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t'u rregulluar. Në nëntor do të kemi ndeshje të tjera të cilat shpresoj t'i luajmë me një skuadër të kompletuar.

Çfarë prisni nga Rudi?

Sebastian ka zhvilluar ndeshje të plota te Hofenhaimi. Ai gëzon një formë të mirë dhe kjo më intereson më shumë. Eksperienc­a e tij do të na ndihmojë për të ruajtur ekuilibrat në mesin e fushës dhe kjo është e rëndësishm­e në një skuadër të re.

Po Koh?

Robin luan në disa pozicione në repartin e mbrojtjes. Por ai di të pozicionoh­et edhe në mesfushë si numër 6. Forma e tij është në rritje, këtë e kam vënë re në ndeshjet e luajtura me Fraiburgun.

Çfarë kujtimesh ju ngjall Argjentina?

Në Botërorin e 2006-ës ishte një ndeshje shumë emocionues­e duke fituar në fund me penallti. Kurse në 2014ën bëmë gjithashtu një ndeshje të mirë dhe në fund u shpallëm kampionë bote.

Sa e vështirë është të jesh një lojtar profesioni­st?

Sa më shumë të fitosh, aq më shumë rritet presioni te lojtarët. Pritshmëri­a është e madhe në kompeticon­e të rëndësishm­e. Duhet bërë shumë kujdes pasi lojtarët performojn­ë gjithmonë në limitet e tyre. Njerëzit që marrin këto vendime të

rëndësishm­e duhet të bëjnë kujdes në të ardhmen pasi po luajnë me shëndetin e lojtarëve.

Vazhdoni t'i besoni Nojerit në portë, apo ka ndryshime?

E kam thënë edhe para disa ditësh, Manuel është portieri i parë. Nuk ka pasur asnjëherë probleme midis dy portierëve. Respekti ka dominuar gjithmonë. Futbolli është një garë dhe varet gjithmonë nga performanc­at, e kam pasur të vështirë të zgjedh pasi ashtu si Manuel edhe Andre luajnë në nivele të larta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania