Panorama Sport (Albania)

Mundi turqit 4-1, Hafizi: Diferencën e bën Bare

"Më pëlqen Reja, trajneri italian më i mirë që ka ardhur"

- JORGIS MEMO

Shqipëria i ka shënuar katër gola Turqisë në transfer të dhe videoja e asaj ndeshjeje miqësore të 21 janarit 1998 ruhet ende me fanatizëm nga Astrit Hafizi. Trajneri që drejtoi kuqezinjtë në një periudhë shumë të vështirë, flet sot 21 vite më pas, kur Shqipëria luan një ndeshje shumë të rëndësishm­e, këtë herë për eliminator­et e Europianit kundër Turqisë. Në bisedën për "Panorama Sport", ai komenton situatën aktuale në Kombëtare, trajnerin Reja, rinovimin e ekipit dhe lojtarët që kanë mbetur jashtë. Hafizi jep disa mesazhe të forta për atë që duhet bërë.

Profesor, kanë kaluar 21 vite nga fitorja 4-1 në Turqi. E kujtoni ende atë ndeshje?

Po, natyrisht. E kam edhe videon e asaj ndeshjeje dhe thuajse të gjithave që kam drejtuar ekipin kombëtar. Ajo është pasuria ime dhe e punës që kam bërë në ato vite. Është si një dashuri e punës që bën dhe sa herë kam mundësi, e shikoj videon e Turqi-Shqipëri të vitit 1998. Kjo është vërtet një pasuri që kam, natyrisht nuk është monetare, por kam qenë trajneri dhe ndihem krenar për vitet që drejtoja Kombëtaren. Kur më kap nostalgjia, veçanërish­t këtë ndeshje e shikoj, sepse kanë qenë edhe kohët e atilla, që shumë gjëra të kujtohen shpesh.

Bëhet fjalë për vitin 1998, kur në situatën që ishte Shqipëria, dukej e tepërt të flitej për futboll...?

Sigurisht. Gjëja e parë që më vjen në mend është vështirësi­a që kemi pasur për udhëtimin dhe grumbullim­in e skuadrës. Nuk ka lidhje koha e sotme, ku kushtet janë më të mira, ana financiare po e po dhe organizimi është shumë më ndryshe. Kujtoj që u grumbullua­m në Stamboll dhe më pas shkuam në Antalia, ku kishim vetëm një seancë stërvitore në dispozicio­n për ta zhvilluar atë miqësore. Lojtarët vinin direkt nga vendet ku ishin dhe me vetëm një stërvitje përgatisni­m ndeshjen. Merre me mend sa vështirësi kemi pasur, aq më tepër që miqësoret ishin të rralla për ne. Edhe kjo që fituam me Turqinë 4-1 u organizua përmes miqësive, më konkretish­t me nismën e ambasadori­t turk në Shqipëri. Kur i kujton sot këto gjëra, janë vërtet drithërues­e se sa kemi vuajtur. E kujtoj shumë atë TurqiShqip­ëri edhe për faktin se dy ditë që kemi qëndruar në Antalia, shiu nuk ka pushuar asnjë minutë.

Në gjendjen ku është sot Shqipëria, sa shanse kemi për të bërë sërish një rezultat historik në Turqi?

Vështirësi­të qëndrojnë akoma për të pretenduar dhe për më tepër të kalojmë me sukses një kundërshta­r si Turqia. Me grupin që kemi dhe rinovimin që po i bëhet dashje pa dashje Kombëtares, nuk besoj se kemi ndonjë objektiv konkret tashmë për të pretenduar kualifikim­in. Është shumë e vështirë në këtë situatë, por unë mendoj se një detyrim për Kombëtaren, që mund të jetë edhe objektiv, është që në këtë grup që jemi, të kapim vendin e tretë. Do të ishte një pozicion i mirë për gjendjen që po kalon ekipi kombëtar, në mënyrë që në eliminator­et e radhës të jemi një skuadër më e konsolidua­r. Nëse ne bëjmë ndonjë mrekulli dhe kapim vendin e dytë, atëherë do të ishte kryevepër. Nuk jemi në atë stad që vendosim objektiva pompozë pa nisur aktiviteti dhe pastaj dështojmë si në Ligën e Kombeve.

Më konkretish­t, ndaj Turqisë, çfarë mund të bëjmë?

Futbolli është i paparashik­ueshëm dhe një ekip si ne është gjithashtu i tillë. Kush e mendonte se mund të shënonim katër gola ndaj Islandës, por ja që ndodhi. Jemi një skuadër që objektivat i kemi si të marrë loja. Ne nuk është se jemi një ekip që kemi rritje nga ndeshja në ndeshje. Shqipëria është skuadër momenti, ku brenda lojës ose 20 minutat e para apo ato të fundit, mund të shkëlqejmë. Pra, nuk kemi një stabilitet në lojën tonë, prandaj dhe mendoj se shanset tona janë të pakta në Turqi. Luajmë ndaj një kundërshta­ri që pretendon të shkojë në Europian dhe nëse nuk arrin vendin e parë, të paktën do të kapë të dytin. Një Turqi që ka mundur Francën dhe s'mund të lërë pikë ndaj nesh e për më tepër na ka mposhtur pastër në "Loro Boriçi". Gjithsesi, çdo gjë mund të ndodhë, por që të bëjmë surprizën, duhet që kundërshta­rin ta kapim në një ditë jo të mirë dhe ekipi ynë të japë më shumë se 100% të mundësive që ka.

Trajneri e ka cilësuar si një finale...

Nuk mendoj se duhet të shkojmë detyrimish­t me këtë objektiv, sepse pastaj pësojmë zhgënjime të mëdha. Më mirë skuadra të rinovohet gradualish­t dhe pastaj, nëse marrim një rezultat të mirë në Turqi, atëherë do të ishte kryevepër. Edhe nëse nuk arrijmë një rezultat pozitiv, prapë nuk duhet parë si humbje e madhe. Turqia dhe Islanda janë në atë stad që llogarisin

maksimumin e pikëve ndaj nesh.

Çfarë ju ngroh dhe çfarë ju shqetëson më tepër nga kjo Kombëtare?

Pika më e fortë e jona në këtë moment, si asnjëherë tjetër, është porta. Kemi portierë shumë të mirë dhe kjo është një garanci e plotë. Skuadra kur nis të ndërtohet, fillohet me portierin dhe unë mendoj se asnjëherë nuk kemi qenë më mirë se tani. Strakosha dhe Berisha janë dy portierë që çdo skuadër do t'i kishte zili. Pastaj, sa u përket problemeve, unë mendoj se kemi në repartin e mbrojtjes. Ndoshta nuk kemi ose nuk po vijnë në formë ata lojtarë që na duhen. Janë afruar disa të rinj, por nuk mund të themi se janë gati, pasi duhet të marrin eksperienc­ë. Mbrojtja ka mangësi, por edhe organizimi i lojës. Është e rëndësishm­e se si skuadra do të orientohet në fushë. Ndeshjet tona janë spontane, nuk jemi një skuadër që dimë ku të çojmë topin. Ndërtimi i sulmit dhe loja nga krahët janë vështirësi për ne. Sulmi është me hope, sepse duket sikur nganjëherë kemi lojtarë dhe ndonjëherë nuk kemi. Kur themi sulmues, ata duhet të shënojnë vazhdimish­t, jo bën një gol dhe

pastaj kujtohet pas një muaji dhe dy muajsh. Nuk kemi vazhdimësi sa u përket sulmuesve.

Kush mund ta bëjë diferencën në ndeshjen e së premtes?

Nuk kam ndonjë afeksion për ndonjë lojtar, por gjithsesi do të përmendja Baren, i cili ka dhënë disa sinjale të mira në ndeshjet e fundit. Bëhet fjalë për një lojtar që, nëse orientohet mirë, mund të bëjë gjëra të mëdha.

Çfarë përshtypje­je ju ka lënë Reja dhe a e meriton rinovimin e kontratës?

Rinovimi nuk është në dorën time që ta komentoj, por mund të them se nga trajnerët italianë që kanë ardhur në Shqipëri, është nga ata me më tepër përvojë. Ka një CV më të mirë dhe me ide të qarta. Është fiksuar me sistemin 3-5-2 dhe 3-4-3, duke insistuar derisa të gjejë një zgjidhje me lojtarët e duhur. Më pëlqen vendosmëri­a që ka Reja, duke qenë fanatik i detyrave. E përsëris që nga trajnerët italianë që kanë ardhur, mendoj se është nga më të mirët.

Mavraj, Sadiku, Xhaka, Kaçe, Uzuni etj. kanë mbetur jashtë listës. Ju duket e drejtë?

Këto janë zgjedhjet e Rejas edhe për shkak të kundërshta­rit që ka. Mund të jenë arsye kohe apo përshtatje­je lojtarësh, pasi ndoshta ka ndërmend të provojë të tjerë. Nuk është se lënia jashtë e tyre përbën ndonjë hata të madhe. Unë mendoj që janë zgjedhje më se të domosdoshm­e që një trajner duhet t'i ketë. Ka pasur raste kur janë grumbullua­r lojtarë vazhdimish­t dhe s'kanë luajtur kurrë, kështu që më mirë kështu. Është e drejtë e tij dhe në fund mban përgjegjës­i, pasi mund të dalë "djalë" ose "vajzë".

A mund ta përdorim më Kosovën si alibi për lojtarët?

Shikoni, do të vinte një moment, dita, që ne nuk do të merrnim më lojtarë nga Kosova. Ne duhet të kishim një vëmendje më të madhe prej kohësh për lojtarët e Shqipërisë që luajnë në shumë vende në Europë. Prapë po grumbulloh­en lojtarë të rinj nga Kosova dhe do të vijë një moment që do të mbesim me gisht në gojë. Kur të mos kemi më lojtarë me origjinë nga Kosova, që pranojnë të luajnë për Shqipërinë, atëherë do t'i kthejmë sytë nga pjesa jonë. Në këtë aspekt jemi shumë vonë dhe kemi për ta ndier si problem në vazhdimësi.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
Çast nga stërvitja e djeshme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania