Panorama Sport (Albania)

Golat, Shqipëria shënon sa trefishi i Turqisë

Formacion golashënue­sish për Rejan, kuqezinjtë në superformë

- OLSI TUJANI

Turqia është e frik shme dhe thuajse e pamposhtur brenda fushe. Në të njëjtën kohë, edhe kuqezinjtë e kanë shpesh të vështirë që të bëjnë ndonjë mrekulli jashtë fushe. Mirëpo, numrat dhe forma se si vijnë skuadrat është krejtësish­t e kundërta. Duke lënë mënjanë paraqitjet e lojtarëve me Kombëtaret, nisur vetëm nga forma me skuadrat respektive që nga starti i sezonit deri më tani, atëherë përfundimi është edhe... surprizues. Shqiptarët kanë shënuar sa trefishi i turqve. Reja, duket se e nis me një avantazh në raport me Senol Gynesh.

GOLAT - Shqipëria luan ndeshjen e radhës finale për të vijuar ëndrrën kualifikim dhe trajneri Reja u shpreh i bindur se ka lojtarët e duhur për të tentuar atë që në konferencë e quajti goditjen e madhe. "Panorama Sport" ju sjell një vëzhgim interesant, referuar statistika­ve. Numrat flasin në favorin tonë. Çuditshëm, por e vërtetë, pasi yjet turke kanë kaluar thuajse një "anemi" në raport me golin. Krejt e kundërta e shqiptarëv­e. Nga listat e futbollist­ëve të grumbullua­r, kuqezinjtë i vijnë trajnerit italian me 22 gola të shënuar, teksa janë plot dhjetë autorë, nga mbrojtja në sulm. Për Turqinë ka shënuar vetëm mbrojtësi Ajan një gol, tre mesfushorë­t Belezoglu, Kahvexhi dhe Çalhanoglu dhe me një gol vjen sulmuesi Karaman dhe dy të tillë janë shënuar nga Burak Jilmaz. Në total vetëm shtatë. Po të kthesh sytë nga Shqipëria, janë "një thes" me gola: Plot 22 të tillë që nga starti i sezonit. Me sa duket, forma tregon se shqiptarët janë më të "frikshëm" sesa turqit para kësaj sfide.

FORMACIONI - Nëse Rejas do t'i duhej që të hidhte në fushë një rreshtim me vetëm ata që kanë shënuar, e ka fare të lehtë: Në ekip, nga sot (me afrimin e Memollës) ka dhjetë futbollist­ë që e kanë provuar të paktën një herë shijen e golit me ekipet e tyre, që nga starti i sezonit mes kampionati­t dhe Kupës në vendet respektive. Dyshim, vetëm portieri për t'u zgjedhur... Në repartin e prapavijës, Lenjani e Memolla vijnë me nga 3 gola respektivi­sht me Sion dhe KPV. Lorenc Trashi dhe Kumbulla kanë shënuar me Partizanin dhe Veronën. Mesfushorë­t i vijnë me katër gola trajnerit në këtë grumbullim. Dy nga Odise Roshi, një eurogol nga goditja e dënimit prej Memushajt dhe një gol i Qoses me Ruzemberok. Sulmi? Këtë herë kuqezinjtë kanë formën ideale: Sokol Cikalleshi ka shënuar katër gola në Turqi, Bekim Balaj po kaq me Shturm Gracin në Austri dhe Rei Manaj vjen me dy gola nga Spanja. Në total, 22 të tillë që tregojnë më së miri formën e mirë që po kalojnë shqiptarët me ekipet e tyre së fundmi. Gjithsesi, rëndësi ka të bëhen gati, si grup unik për të sfiduar turqit në tokën e tyre: në stadiumin e Fenerbahçe­s.

 ??  ?? Memushaj, gjatë seancës së djeshme stërvitore
Memushaj, gjatë seancës së djeshme stërvitore
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania